Nga Albert Vataj
Mustafa Qulli është një figurë e njohur e periudhës së shpalljes së Pavarësisë. Ai njihet si politikan nacionalist, gazetar dhe botues. Kreu studimet në Stamboll për veterinari në Shkollën Ushtarake të Mjekësisë Veterinare dhe për jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë. Zëvendësministër i Arsimit i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës (1913). Pronar i gazetave Drita (Manastir, 1911-1912), Populli (Vlorë, 1914), Drita e Popullit (Shkodër, 1914) dhe Populli (Shkodër, 1915). U arrestua me tradhti dhe u vra së bashku me Çerçiz Topullin me 17 korrik 1915 në fushën e Shtojit, në Shkodër. Mustafa Qulli u shpall “Dëshmor i Atdheut” në vitin 2012. Mustafa Qulli njihet për artikujt e tij polemistë në median e kohës. Në 3 maj, Ditën Botërore e Lirisë së Shtypit, po botoj dy nga artikujt e Mustafa Qullit.
***
Na mungon atdhetarizmi i vertetë*
Jo të shikosh hollësisht, po një vështrim të hedhësh mbi gjendien e sotme të Shqipëriës e të shqipëtarëvet, të mbushen syët me lot, të kjan zemra, të vien keq për ketë vent kaqë të bukur që lëngon nën mjerim nën flakë e nën tym. Në Atdheun kresnik të pelasgëvet vjetër, nuk i-a pret mendia njeriut të mretërojë një katastrofië (felaqet), një vëlla-vrasje e ndenjësit e kësaj toke së ngratë, të ngrihen më këmbë kundra symbolit të shqipëtarizmës, duke mbajtur në dorë flamurin e armikut shekullor. Nuk donim të mentoheshim kurrë se një grusht Kavajas, Sh. Jakas e Myzeqarë do t’e sillnin Shqipëriën në këtë hall të keq e neve të vetëquajturit patriotë nuk do të qemë të zotrit të shuajëm ketë ziarm për dobiën e jetimit të Shqipëriës.
Shumë kohë më parë, pa u bërë Shqipëria më vehte shpresonim e besonim se do të qemë të zotrit t’e qeverisim, t’e përmbajëm e t’e shpëtojëm nga çdo rezik. Neve, kujtonim se gjithë shqipëtarët e më shumë ata që kanë, pak shumë, arësim nuk do të shikonin interesin vetjak përpara interesit t’atdheut edhe që të gjithë do të ishin gati të vdisnin për një ideal, për idealin e shpëtimit të Shqipëriës e jo të vinin në Shqipërië vetëm për vetëm për të rrjepur arkën e vorfër të kombit. S’paskemi ndienja kombëtare, na mungoka atdhetarizmi i vërtetë. Kavaja, Sh. Jaku, Tirana, Elbasani, Peqini në trubullim e trazim, në Durrës pagohen gjithë rrogët e memurëvet t’atyre vendevet. Popujt e pa ditur, nuk kanë ideal kombëtar e ata, kurrë s’janë n’atë shkallë që të bëjn therorië patriotike. Arësimi, dija i bên njerëzit të jenë patriotë. Të diturit e nëpunësit t’anë që numërohen rendi i sgjuar i kombit shqipëtar, ç’therorië bênë e ç’farë shërbime i suall këti Atdheut, në ketë kohë, po të ndihin ata me mish e me shpirt, po t’u dhemsei atyre kjo e shkretë Shqipërië, puna nuk do të kishte kët ngjyrë edhe nuk do të ishim kaqë fatkeqër.
Me të vërtet na mungon atdhëtarizmi, se edhe sot në ketë gjendje kritike nuk na shohën syët një patriotizm të vërtetë e vetëm kur të na përkasën në interesin vetiak, atëherë ndizemi e bërtasëm.
Gazeta jonë kur kritikonte rreptësisht Esat Toptanin e klikën e Durësit edhe kur u binte në krye qeveritarëvet me mê të fortat dokumenta, ishte patriote e tani pse qit në shesh një gabim e pse do të ndritnjë mêndjen e popullit që të mos vejë prapa njerësve që kurdoherë kanë qenë syspektë edhe pse deshi të këshillojë atdhetarët e vërtetë që gjendeshin në komitet të Vlonës të hapin syët e të mos bëhen veglat e njerësvet që të shkojën ujë nën rogos, u bë trathëtore edhe paska ndryshuar programin. Është turp i math të bëhemi kaqë të verbër e të mos shohëm se e drejta ku ndrit e ku shkëlqen.
Vërtet na mungoka atdhetarizmi i vërtetë e i kthjellët, se të mos ish kshtu edhe ata më patriotët e më të diturit t’onë, nuk e sillnin vehten të bëhen enstymentat (alet) e njerëzve syspektë; po, punët, i kqyrnin me rendësië edhe asaj që die i kanë thênë e bardhë, sot nuk i thoshin e zezë.
Është çudië, me njerëziën t’onë, si cili, punërat, nuk i gjykon atdhetarisht, po i gjykon personalisht. Beu, beu, beu…. po Shqipëria….? Po interesi i Atdheut…? Nuk na vjen keq pse na thonë disa zotërinj që e ndëruat programin e gazetës, po pse shohëm shumë atdhetarë që qëndrojë mbi gabim edhe neve na pandehin se jemi nga ata njerës, që ndërojëm programin fet për fet.
Ne, gazetën, nuk e botuam të bêhet organi i Ismail Qemalit ose i ndonjë beut t’jatër.
Gazeta jonë që është fjesht kombëtare, pa drojë, gjer sa të ketë fuqiën financjare që të përmbâjë vehten, e ka për të shembur ç’do pa drejtësie. Del një njeri që në kohëra të Turqiës, s’ka lenë gjë pa bërë e êshtë poshtëruar gjer sa ka marë një çerek ryshfet dhe i thonë një mikut t’onë që neve jemi intriganë e interesanë. Bukurië! Del një trup i përlyer tërësisht e na thotë neve interesanë.
Këtu, kupëtohet se na mungojën shumë gjërera, shumë virtuta, pa të cilat kurrë nuk munt të kupëtojëm se ç’do me thënë Atdhe e si mprohet nderi i Tij.
Prapë del një njeri t’jetêr, një Directeur General, që s’êshtë dëgjuarr kurrë si kombëtar e kërkon të na mësojë neve nderin që i mungon atij. I tërbuar nga napolionat e nga vendi që ka zënë pa të drejtë, kuxon të na japë këshilla nderi. Ky zotni, qënka memur e i paska ardhur keq për shënimet që bëmë javën e parë për mbi memurët. U poqëm me shumë gjinokastritë që s’janë memurë e na thanë, mirë kini bërë që kini shkruar. Shtuan këta zotërinj, sa të ju zemërohet Shqipëria, më mirë të zemërohen disa njerës që po varfërrojën arkën e popullit, ju lutemi, na thanë, shtoni dhe Libohovën. Disa anëtarë të gjyqit ushtëror të Vlorës, në mes të tyre dhe një zotni, që kur e ngritën Turqit nga Janina për në Anadoll, unë me Dritën e Monastirit, e kisha mprojtur me gjithë shpirtin t’im patriotik, po përpiqen të na shtien gazetën në gjyq ushtëror, dhe ay gjyq i lartë, të na e mbyllnjë kët gazetë që ndriton popullin, për hatrin e memurëvet q’u bien mizavet ndë për rruga e ndë për kafehane të Durrësit e të Vlonës.
Kjo munt të bëhet, s’është çudië, e padrejta, për pak kohë mundet të shkelë të drejtën, po n’atë kohë që shpresojëm e dëshirojëm të rënjoset patriotismi ndë për zemra të shqipëtarëvet, ata nierëzit e drejtësiës që as e kanë kupëtuar, as e kupëtojën dot shpirtin e kanunit, liriën e shtypit, nesër me ç’syë e me ç’faqe kanë për të dalë përpara botës shqipëtare të qytetëruar e të civilizuar.
Neve, sa të pushojëm e të mohojëm interesat e vërteta të Shqipëriës, e gjetëm më leht e më të pëlqyer të na zëmërohen anëtarët e Esadit, të Ismail Qemalit e memurët gjinokastritë. Vetëm për këtë jemi të hidhëruar, që kombit shqipëtar i mungoka atdhetarizmi i vërtetë.
19 Gusht 1914/*Marrë nga libri “Detyra e Gazetarëve”, ShB SARAÇI, 2014
Detyra e gazetarëvet*
Shkaku qi na nguti per me shkrue ket artikull mi detyren e gazetarëvet, âsht polemika e dyë fletorëvet qi da lin ne vendin t’on t’cillat qysh dyë javë e kndej janë tuj shkrue pa prâmun kont njena t’jetres.
Nuk do t’i shkruëshim keto radhë, të mos shifshim se ne vendin t’on qi nevoja mâ e madhe âsht të permajtunit e qetesiës, shtypi âsht kah e kaperxen liriën e vet e sidomos njena prej fletorevet shkruen nji artikull i cilli – ndoshta âsht shkrue me ndiet të mirë – munet me prishë qetesiën e vendit.
Në kena ndigjue ase kendue se shtypi kudo âsht i lirë, duhet t’e diëm qi ajo lirië âsht kufizue me nji kanun i cilli kuer e don nevoja edhe kuer shef se fletoret ne vênd qi t’i sherbein vêndit, po shtîjn farë trazimit e të perzimit, gjuhen e gazetarëvet e bân me heshtun e nuk e len me vazhdue rrugen qi kaë kap e cilla âsht jashtë interesit t’Atdheut. Lirië, domethânë t’mos grabitet liria e t’jetrit. Lirië domethânë të mos bâsh at punë qi nuk don me t’a bâë t’jetri e s’domethânë me shaë koten, me çnderue me poshtnue ate kte pa të drejtë e pa arsye. Në shtetet qi kaë nji qeverrim konstitucionel (meshruti) me të vertet se mretnon liria e fjalës, liria e shtypit e liria e mbledhjevet, po gjith keto kan nji kanun i cilli siguron qi veprat e ketyne të mos dalin të dâmshme per Shtatin, per kombin e per Atdheën. Duhet marë perpara sysh se ne keta vende qi i âsht dhânun popullit nji lirië, kaë nji Mbret, kaë Ministra e ma ne fund kaë dhe nji Parlament (mebusan) qi perfaqesòn popullin e qi ven e verteton kanunet e duhun per jetesën e popullit. Fletoret e botës shkruejn, kritikojn rreptësisht, po kurdoherë perdorojn nji gjuhë të amel, nji gjyhë qi nuk i rrezon nderin kuejt, nuk poshtenon kendin. Kritika bâhet me logjikë, me ment, tuj i-u mshtetun diies, aresyes, së drejtes e jo tuj shaë e tuj poshtnue, tuj shpif punera të pangjaëme per me fitue davaan.
Se i cilli kaë nji ideal, kaë nji méneim me t’cillin kujton se kaë me i mrrîë qellimit t’vet per t’miren e vendit. Mendimet paraqiten per t’miren e popullit e jo per me i shtîë popullit ndiësina t’cillat janë kontrë interesit t’tij.
***
Ketu ne Shqypnië, populli i jonë âsht i paditun e kjo paditnië shumë herë âsht bamun shkaku i shumë ngjarjevet të papelyëshme, jo pse kaë pas faj populli po pse shumë gjind qi kan dasht me gjuejt peshk n’ujë të turbull kan gergaë ndisiët e popullit të paditun. Prej ketyne të gergameve na kan leë mierime t’mdhaë, shejat e t’cillave alaë janë kah duken ne ket të shkretë tokë. Detyra e ç’do atdhetarit qi dishiron t’miren e vêndit e të kombit, âsht të përkujdesunit per me i gjet menyren e godiës të punëvet, pa gergaë ndisiët e rrânjuëme te popullit e pa u dhânë shkajk hidhënimevet e zêmrimevet t’cillat mastojn per dasië e per mosbashkim.
Prep nuk âsht nji punë e pelqyëshme per ne, të shpifim punera të pangjaëme per me rrexue idealin e nji atdhetarit e per me fitue anetarë ne popull.
Bisedat bâhen me nji menyrë t’aresyëshme e mi pika qi biseduësit e diën mirë. Ai qi kritikon duhet të ketë nji ditnië mi at çashtje e ne kjoftë se nuk e diën bân mirë me i-a lânë t’jetrit at detyrë. Sot lypet ispat per gjithshka e s’të len t’jetri per me folë si të duesk. Bie fjala nji gazetar kuer të kallxojë historiën e nji kombit duhet t’a njohë mirë at historië se nesër del t’jetri e i thotë qi rren. Nuk âsht turp kuer të mos perzihet nji njeri n’at punë qi nuk e din; turpi âsht kuer s’e din e përzihet.
Nji njeri i kaë thanë nji shokut t’vet se une e kam shetitë gjithë boten e kuer e kaë pvet shoku se: a keë shkue ne Gieografië, ai i âsht gjegjun qi vetem atje nuk kam shkue.
***
Detyra e gazetarve të Shqypnies âsht shumë e randë dhe e veshtirë. S’kemi nji Mbret, nji qeverrië, nji fuqië ushtrore, nji kanun qi të sbatohet plotësisht e prandej nji gabim i gazetarëvet mundet me na siedhë rrezike t’pafalshem. Duhet m’u peshue shkrimi qi shkruhet nde per gazeta se ndryshe ne vend qi t’i sherbejm keti popullit fatzi bâhemi shkak per trazime e ngaterrime. E kemi thânë shumë herë qi vetëm bashkimi kombetar mundet me na peshtue jeten e n’kjoft se gazetaret nuk mundohen per ket qellim e bâhan shkak per dasië, at-herë duhet të kjajm me lott fatin e mierë t’Atdheut.
Gazetari shqyptar, detyren e vet duhet t’a mushi tuj i sherbye bashkimit kombëtar e tuj i mushë mendien popullif të pepiqet per atdheun e vet. Duhet t’i harrojm të parat e të shikjojm çashtjet e sotëshme per t’cillat kaë nevojë Atdheu.
Gazetari shqyptar ma parë duhet t’jetë dashamirësi i Atdheut (vatan) masandej i xhepit.
2 Qershuer 1915/*Marrë nga libri “Detyra e Gazetarëve”, Sh.B “SARAÇI”, 2014