Grigori Aleksandroviç Potemkin (11 tetor 1739 – 24 tetor 1791), knjaz, burrë shteti, diplomat dhe ushtarak rus, komandant suprem i ushtrisë ruse në luftën kundër Perandorisë Otomane, (1787 – 1791) priti për vizitë një ish-mësuesin e tij, i cili tashmë ishte në moshë të thyer.
– A nuk ke mundësi të më gjesh një punë më të lehtë, ku të mund ta përballojë mosha dhe shëndeti im? – i tha ish-mësuesi, ndoshta duke i’a kërkuar si privilegj ish-nxënësit të tij tashmë njeri me pushtet.
– A ke menduar ndonjë nga këto lloj punësh? – e pyeti Potemkini.
– Nuk di ç’ të të them… – ia ktheu ish-mësuesi, i zënë në gracën e kësaj pyetjeje.
– A e di ku ndodhet Sheshi “Pjetri i Madh”? – vazhdoi Potemkini.
– Që andej po vij! – vuri në dukje ish-mësuesi.
– Atje patjetër ta kanë zënë sytë edhe shtatoren e Pjetrit të Madh.
– Po, po! -përgjigjet nxitimthi ish-mësuesi.
Do të shpërblehesh me 500 rubla në muaj po qe se çdo mëngjes do të kalosh andej për të parë se mos ia kanë vjedhur kalin Pjetrit të Madh. Punë më të lehtë se kjo nuk kemi.