“Vëllai dhe motra Breton” është bazuar në skicat Bouguereau të bëra gjatë verës në Britani në fund të viteve 1860, kjo tablo u plotësua në studion e artistit në vitin 1871. Modelet e tij të reja, të paraqitura me kostume tradicionale bretoneze, mishërojnë dashurinë e motrës pastorale. Kjo lloj skene u kap shpejt nga koleksionistët amerikanë, duke fituar famë dhe pasuri të Bouguereau. Siç shpjegoi një kritik, “Kushdo që merrte një tablo nga [ai] merr
vlerën e plotë të parave të tij, në pikturën e përfunduar, vizatimin e shkallës së parë dhe një temë dhe trajtim që asnjë person i edukuar nuk mund ta shvleftësojë”. Në një shqyrtim në detaje të kësaj pikture arrim të shquajmë ngrohtësinë dhe transparencën, përmes së cilës penelat e tij ka përcjellë pafajësi dhe hutim të vëlla e motër. Besnikëria e një stili akademik na tregon mbi rëndësinë që kishte dhe ka reflektimi i një brendie që del nga shprehia e atypëratyshme e personazheve, për të marrë një trajtë emocionale nga piktori, e cila na ngas edhe sot pas 150 vitesh.
William Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 – 19 gusht 1905) nuk pati një fat të ndryshtë nga shumë e shumë artistë të tjerë, shumë prej të cilëve u kryqëzuan nga fati i keq, skamja dhe mohimi, por edhe nga dëbimi. Por harresa nuk i mori dot, ngase ata lanë atë eter të magjishëm krijimi, atë ngjizje prej shpirtit të tyre prej drite dhe ngjyrash.
William Adolphe Bouguereau ishte njëri prej tyre, prej atyre që janë testament në historinë e artit, janë forca shprehëse estetike të fuqishme që joshin dhe rrëmbejnë edhe sot me artin dhe mëkimin e yjësisë së tyre shpirtërore.
Albert Vataj