Ne hyrje, dy terma te rendesishem per t’u shpjeguar:
- Epidemi- manifestim ne mase i nje semundjeje, qe perhapet shpejt dhe infekton nje numer te madh njerezish, ne nje territor pak a shume te gjerë e qe zhvillohet me ecuri te ndryshueshme, ne varesi te disa faktoreve.
- Pandemi- epidemi me prirje per t’u perhapur gjithkund, qe sjell pushtimin e siperfaqeve te medha e kontinenteve te ndryshem.
Pandemia shfaqet kur plotesohen tre kushte:
- Nje mikrob teper virulent.
- Mungese e imunitetit specifik te njeriu.
- Transmetimi njeri-njeri.
Te tre kushtet plotesohen ne rastin e ketij famekeqit SARS-CoV-2, prandaj edhe OBSh-ja e shpalli pandemi, me ne fund.
Ka ndodhur jo rralle qe njerezimi te gjunjezohet perballe nje pandemie, por cilat kane qene me te rendesishmet?
- Murtaja e Athines: 430-426 para K.
Tifoja shfarosi çerekun e popullsise per kater vite.
Athina ishte asokohe qyteti me i rendesishem politik, kulturor dhe artistik, qe nuk e mori veten kurre me pas kesaj mynxyre.
- Murtaja e Justinianit: 541-570 pas K.
Nga Etiopia ne Egjipt, u perhap ne Turqi, ku vetem ne Konstandinopoje vdisnin 10 mije vete ne dite.
Ne 588-en nje vater u ndez ne France, duke e ngritur bilancin final ne 25 milione te vdekur.
- Vdekja e Zeze: 1331-1353
Murtaje e shkaktuar nga Yersinia pestis.
Vleresohet se ka shkaktuar rreth 75 milione viktima.
Kete pandemi te rende e pasuan te tjera, ne menyre ciklike, deri ne fund te viteve 1700, duke kositur jeten e plot 137 milione njerezve.
- Gripi spanjoll: 1918-1920
Mbahet si pandemia me e keqe e historise per nga numri i te prekurve dhe te vdekurve.
Ishte tipi H1N1 i gripit A, i vetmi qe shkakton pandemi.
Mori me vete ne varr midis 50 e 100 milione njerezve, me nje vdekshmeri mbi 2.5%.
- Gripi aziatik: 1957
U shkaktua nga virusi A/H2N2.
Me origjine nga shpendet, shkaktoi vdekjen e te pakten nje milion njerezve, por mendohet se numri real shkon te 4 milionet.
Virusi goditi veçanerisht personat e prekur nga semundje kronike.
Pas 11 vitesh, pandemia u zhduk, duke u zevendesuar me nje nentip tjeter, fale nje mutacioni: A/H3N2.
- Pandemia e Hong Kongut: 1968
U shkaktua nga mutacioni aziatik A/H3N2.
U perhap deri ne vitin 1969 ne gjithe boten, duke sjelle 1-4 milione te vdekur.
- SIDA: 1981-ne vazhdim
Sindroma e Imunideficiences se Fituar shkaktohet nga retrovirusi HIV qe sulmon qelizat imunitare te tipit limfocite T4.
Deri me sot ka shkaktuar mbi 40 milione te vdekur.
- Gripi i derrit: 2009
U quajt keshtu sepse kaloi nga derri te njeriu.
U shkaktua nga nje tip i ri i virusit A/H1N1.
Vetem ne 2009-en solli vdekjen e 100-400 mije njerezve.
Prandaj, kurajo e besim se do ta heqim qafet edhe kete kurore te zeze!
Do Zoti me sa me pak flijime njerezore!
Selim Kurti