Nga Albert Vataj
Kur Bacon përpiqej ta bënte tërheqëse shkencën, duke ngulmuar që njohja është pushtet… fshikte arrogancën. Jo se kishte një njohje të madhe, por ëndërronte të parën ngaqë dëshironte të dytën, ose të paktën kjo ishte përshtypja që të jepte.
Francis Bacon i vinte në lojë të gjithë ata që mohonin një të vërtetë shumë të dukshme: që dielli dhe yjet silleshin përreth tokës, e cila ishte natyrisht e palëvizshme.
Nuk është aspak i vlefshëm imazhi i shkencës që mbledh vazhdimisht vëzhgime dhe prej tyre, për ta thënë nëpërmjet Bacon, shtrydhet si vera prej rrushit. Rrushi, kokrrat, janë vëzhgime, e kur këto kokrra shtypen, ja tek del në pah vera, pra teoria. Ky imazh i shkencës është rrënjësisht i gabuar.
“Dija është pushtet”, thoshte Bacon. Ideja e tij e rrezikshme e njeriut që vendos pushtetin mbi natyrën…ka qenë një nga ato ide, falë të cilave religjioni i shkencës ka transformuar botën tonë.
Më jepni dy vjet të lira prej detyrimeve të tjera, sugjeronte pakujdesshëm Bacon…dhe do ta çoj deri në fund… detyrën për të kopjuar tërë librin e Natyrës e për të shkruar shkencën e re. Fatkeqësisht, Baconit nuk iu dha bursa e studimit që kërkonte. Asokohe nuk egzistonin fondacionet e për pasojë, e trishtuar ta themi, shkenca e natyrës është ende e paplotë. As Bacon dhe as Berkeley nuk e besuan që toka rrotullohej, teksa sot këtë gjë e besojnë të gjithë, përfshirë edhe fizikantët.
Bacon dhe Descartes ofruan vëzhgimin dhe arsyen si autoritete të reja…por duke vepruar kështu, e copëtuan njeriun në dy pjesë: një pjesë superiore që ka autoritetin në lidhje me të vërtetën, vëzhgimi i Bacon, intelekti i Descartes, dhe një pjesë inferiore që përbën unin tonë zanafillor, Adamin e lashtë që është brënda nesh.
Karl Popper