Nga Albert Vataj
Tragjedia e Fridrih Niçes përbën kryekëput një monodramë dhe kryekreje tharmin e kryeveprës që e skaliti me zjarr vetëtimash. Në skenën e jetës së tij të shkurtër ai pat qenë i vetmi veprues. Përmes çdo akti që rrokulliset si ortek, hyn e del ai si luftetar i vetmuar, ngaherë nën qiellin e kërcënuar të fatit të tij. Askush nuk i rri pranë, askënd nuk e sheh ti afrohet, asnjë grua nuk i vjen sa për ti zbutur ndopak atmosferën plot tension që e ka pllakosur. Çdo lëvizje merr shtysë drejt e nga ai. Në krye disa figura zënë e vezullijnë aty këtu nëpër hijesinë e tij, ia shoqërojnë luftën prej martiri me ca gjeste memece që shprehin habi dhe tmerr, por që shpesh bëhen më të matura, si para një rreziku kanosës. Askujt nuk ia mban të hyj në qerthullin e këtij fati, gjatë tërë jetës së tij Niçe flet, lufton, vuan në vetmi. Ligjerata e tij nuk i drejtohet askujt, dhe askush nuk i kthen përgjigje. Dhe çështë më e tmerrshmja, asaj kurrkush nuk ia vë veshin.
Të mbeturit pa partner, pa replikë, pa dëgjues, në heroikën e vet, kjo përbën dhe tragjedinë e pashembullt të Fridrih Niçes; aty nuk ka titull veprimi, nuk ka peisazh, zbukurime, kostume, ajo shpërthen si mes një hapësire të paajër mendimi. Bazeli, Nuemburgu, Nica, Sorrento, Sils-Maria, Gjenova, gjithë këto emra gjeografik nuk na e zbulojnë dot vendqëndrimine tij. Këto janë vetëm shtylla kilometrike përgjatë një udhe të pamatë e plot zjarre anëve, prapaskena të ftohta ballë një sfondi pa fjalë. Në të vërtetë dekoracioni në këtë tragjedi mbetet i pandryshuar, mbyllja, vetmia, një vetmi kjo e pa shprehur, e papërgjigje, kapak i qelqt, i padepërtueshëm, që i mbulon morinë e mendimeve, një vetmi pa lule, pa ngjyra dhe tinguj, pa kafshë e njerëz, vetmi pa hyjni, e braktisur dhe si e shtangur qysh prej kohëve primitive, vetmi e një bote pa kohë ose e të gjitha kohrave. Dhe vjen i frikshëm, i padurueshëm, i çuditshëm dhe i pakuptueshëm ky shkretim e zymëti e botës së tij. Akullnaja, ai shkëmbhata i vetmisë që ngrihet mbi vendet e amerikanizuara dhe popullatës shtatëdhjetëmilionëshe në zemër të Gjermanisë së re, e cila zhurmon e rrapëllinë gjatë rrugëve të hekurta të telegrafit, shungullon mes fjalëve dhe poterës së turmave, në qendër të një culture t sëmurë, port ë etur për dije, e cila përçdo vit hedh në qarkullim dyzet mijë tituj librash, që përmes qindra universiteteve rreh të kap problem të reja, që në qindra teatro sheh përditë tragjedira dhe në të njëjten kohë nuk ndjen asgjë mbi këtë dramë të madhe të shpirtit njerëzor, që lutet mu para syve të saj, në bërthamën më të thellë të qënies.
Edhe në çastin më kritik të tragjedisë së Niçes nuk ka shikues, as dëgjues, apo dëshmitar të botës gjermane. Në krye, teksa flet nga katedra e profesorit dhe shkëlqimi i Vagnerit hedh mbi të një fashë drite të pasqyruar. Fjala e tij ende grish një far vëmendje. Por sa shumë të ndryshet në vetvete, aq më thllë i depërton ai epokës, aq më dobët i vjen këmbimi i fjalës. Të hutuar miqt dhe armiqt e tij ngrihen radhazi, njëri pas tjetrit, ndërsa ai ia thotë monologut heroic. Ata i tremben ekzaltimeve të tij mes pluhurit që shtjellet e shtjellet përpjetë dhe ai mbetet në skenën e fatit mes një vetmie vrastare. E kapërthen shqetësimi aktorin tragjik , ngase e ka ndierë se po i flet zbraztësisë. Ai ngre zërin, këlthet, duket ti jen dyfishyar energjitë ndaj jep e merr me shenja sit ë nxit një reagim, ose së paku një britmë zemërimi. Ai i bashkëngjit fjalës së tij muzikën, një muzikë joshëse, dehëse prej Dionisi, por akush nuk ia vë veshin. E shndërron tragjedinë e tij në një fars, gajaset me një të qeshur cinike, tallëse, i shtrëngon frazat e tij të luajn laradash dhe të kryej lloj-lloj kërcimesh salto mortale, si e si që përmjet ngërdheshjes nga më të çuditshmet ti tërheq dëgjuesit nga kuptimi tmerrshëm i shfaqjes, porse mjerisht askush nuk e duartroket. Dhe ja tek shpik një valle papritmas, një valle shpatash, i plagosur, i sfilitur e i mbytur në gjak i tregon botës artin e tij të ri lojcak, artin e vdekjes dhe akush nuk e rrok dot rëndësinë e këtyre shakave vajtimtare askush nuk dyshon në passion vdekatar të kësaj loje krejt të çiltër. Pa dëgjues, pa thirrma e shfaqje, ai deri në fund, para karrigeve të zbrazura, dramën më tronditëse të shpirtit njerëzor, duke e shpallur kësodore vet krizën e shekullit tonë. Akush nuk ia shtie syt kur, si përmes një tehu të çeliktë i hap rrugë rrëmetit madhështor të mendimit të tij, veç ta ndërsejë për lart dhe, në ekstazën më të fundit, ta bëjë të shembet përtokë, “kundrull pavdekësis së pafrymë”.
Në këtë mbyllje në vetvete, në këtë vetmi drejtuar kundër vetes qëndron dhe kuptimi më i thellë, theroria më e shënjtë e tragjedisë jetësore të Fridrih Niçes. Azgjë nuk mund të përqaset në këtë harxhim më të jashtëzakonshëm energjishë të shpirtit, një orgjie kaq të padëgjuar ndjenjash, një shkretimi kaq të madh të botës, një heshtje metalike kaq e padepërtueshme. Madje edhe ball kundërshtarësh të tillë me pesh fati në këtë lëmë nuk ka përfillur thuajse hiç, si vullneti i papërmbajtshëm drejt mendimit “të mbërthyer në vetvete, që grin vetveten gjithë e më thellë”, drejt nga thelbi i zemrës, nga thellësia e tragjizmit të vet ai i detyrohet një përgjigje, një qëndresë. Jo nga bota e jashtme, por nga gjaku i vet i mpiksur mbi plagë, i kundërvë ai fatit një zjarr përvëlues prej të krisuri dhe ashti si Herakliu, nuk nguron të shkyej copa-copa petkun e tij dh eta përballë krejt lakuriq të vëtetën e mbrame para vetvetes. Nuk ka të rrëfyer ftohtësia që e mbështjell këtë lakuriqsi, shurdhëria që e qarkon këtë britmë të lemeritshme shpirti, apo gjëmimi që i vërtitet mbi kokë këtij “zotvrasësi”, të cilin nuk e ndjek asnjë kundërshtar, nuk has në asnjë sfidant, por veçse rri e godet egërsisht dhe papushim vetveten, “që zbulon dhe ndëshkon vetveten pa kurrfarë mëshire”.
I ndjekur këmba këmbës prej demonit të tij, përtej kufinjve të kohës dhe botës, përtej çdo caku të qënies së tij.
Mes vullnetit të etheve të pangjara,
Pas dridhmave sëmbonjse dhe fshikujsh acari,
Pas teje, pas teje, ngulmojmë o mendim!
I panjohuri!, i fshehti! Tmerrimtari!
Me të rrënqethuar vështron ai nga pas, duke vështuar se sa larg kufinjve të gjithçkasë e ka hedhur jeta. Por ska kush ta ndal turrin e këtij kryetrimi, krejt i vetëdijshëm e mes krahëve të ngazëllimit më të skajshëm të vetëdehjes i nështrohet ai fatit të vet, bash njëlloj siçe pat gdhëndur Helderlini i tij i dashur fatin e Empedoklit.
Tejpamja heroike pa qiell, shfaqet titanike pa shikues, heshtja gjithë e më kërcënuesi mbi kujën jonjerëzore të vetmisë së shpirtit, ja tragjedia e Fridrih Niçes. Vetëm frikë e tmerr do të kallte ajo ndër njerëz, si një ndër dukuritë e shumta tronditëse të natyrës, sikur ai vetë të mos i thoshte “po” asaj, në ngazëllim e sipër sikur të mos e kishte zgjedhur dhe dashuruar vetë këtë Odise pafund e krye, pikërisht për hir të pafundësisë së saj. Vullnetarisht ai ka hequr dorë një herë e mirë nga të jetuarit i qetë, qëllimisht do të kapet me thonj e me dhëmbë pas: “Një jete aspak të përgjithshme”, pa një passion thellësisht tragjik, duke i lëshuar plot burrëri thirrje zotave “që të provojnë shkallën e lartë të rrezikut nëpër të cilën kalon njeriu”.
“Gëzohu demon!” Kjo klithmë e fortë dhe e guximshme, në një nga netët e gëzuara studenteske, i afron shpirtrat e Niçes me shokët e tij filologë; dhe, si një flijim të fuqishëm të padukshëm në një orë pas mesnate, derdhia ca gota verë të kuqe nga dritarja në një rrugë të Bazelit. Kjo shaka fantastike ndrynte në vetvete një parandjenjë të thellë. Por demonët i kanë rënë në erë përbetimit dhe i hapin sy e veshë të gjejnë se kush i ka thirrur. Kështu ajo lojë fluturake nate do të rritej gjer në përmasat e një tragjedie fati. Por Niçja kurr nuk iu kundërvu atij pasioni marramendës, që e lidhi tërbimthi pas vetes. Sa më egërsisht ta godasë rrufeja, aq me tërbim do ti përgjiet ai me shufrën e bronxtë të vullnetit. Dhe pas çdo goditje mbi kudhrën tejet të skuqur të vujtjes, gjithë e më qartë do t’I farkëtojë formula pas blindit të bronxtë që i mbron shpirtin, “formula e madhështisë së prekur nga njeriu “amor fati”, i dashuruar nga fati, që të mos mbetej më vend për gjësendi tjetër, asgjë përpara, asgjë mbrapa, në jetë të jetëve. Azgjë më, jo vetëm për sot e nesër, porn ë çdo rast të guxosh të mos e fshehësh, por veç ta dush të pashmangshmen”. Ky himn flakërues i fatit, pas këtij ditirambi të fuqishëm arrin tam bys klithmën e dhimbjes, plandoset përtokë nën qiellin shtypës të një heshtjeje universal, krejtësisht i hequr mënjan, shkrumbosur prej zjarrit dhembshuror. As edhe një herë nuk e ngre ai dorë për ndopak mëshirë. Vetëm brengës zhuritëse do t’I bjerë pas. Vetmisë gjithë e më thellë, vuajtjes së pafund, pa i kursyer fuqitë as për një cast; askurrë për vetëmbrojtje, por kinse për tu lutuar do të ngrejë ai dorën, për lutjen madhështore të heroit: “O ti, paracaktues i shpirtit tim, ti, që të thonë short! Ti që je tek unë e përmbi mua! Ruajm dhe kursem për hir të fatit të madh!
Kush i shtrohet kësaj lutjeje madhështure, ai patjetër që do të dëgjohet.