Benjamin Franklin (17 Janar, 1706 – 17 Prill, 1790) ishte zbulues, gazetar, botues, diplomat dhe politikan amerikan.
**** Shumë njerëz vdesin njëzet e pesë vjeç dhe varrosen kur janë shtatëdhjetë e pesë vjeç.
**** Më mirë shko në shtrat pa ngrënë se të zgjohesh me borxhe.
**** Kujtohu jo vetëm t’i thuash gjërat e duhura në vendin e duhur, por shumë më tepër të lësh pa thënë gjërat e gabuara në momentin tundues.
**** Kushtetuta e SHBA nuk e garanton lumturinë, vetëm kërkimin e saj. Duhet ta arrish vetë lumturinë.
**** Janë tri gjëra tejet të rënda: çeliku, diamanti, dhe njohja e vetes.
**** Tre veta mund ta mbajnë një sekret vetëm nëse dy prej tyre kanë vdekur.
**** Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.
**** Një perandori, si një tortë e madhe, është më e lehtë të kafshohet anash.
Benjamin Franklin