Çdo vit, arti në vlerë prej miliarda dollarësh kalon nëpër shtëpitë e ankandeve ndërkombëtare, ndërsa muzetë kryesorë, secila prej tyre mbajnë qindra dhe mijëra vepra në koleksione. Por, disa tablo të çmuar ndonjëherë arrijnë famën e kërkuar, për t’u konsideruar me të vërtetë kryevepra. Ata janë një adhurim i parezistueshëm i admiruesve të artit, i të zellshmëve të pikturës, shumë prej të cilëve shpenzojnë miliona që të jenë zotërues të një tabloje me vlerat e një thesari.
CNN Style iu drejtua Google për të parë se cilat piktura arritën rezultatet e kërkimit në mbarë botën gjatë pesë viteve të fundit. Ata krahasuan dhjetëra kryevepra të njohura nga klasike, si “Mona Lisa”, ” “Vala e Madhe nga Kanagawa”, “Salavator Mundi”, me veprat më moderne si “Nighthaëks” dhe madje edhe serialin “Dogs Playing Poker”. Bazuar në këto rezultate, 10 pikturat më të kërkuara në botë janë: Mona Liza e Leonardo da Vinçit, e cila daton më 1503-1519 dhe ndodhet në muzeun e Luvrit. Për të vijuar me një tjetër vepër të viganit të Rilindjes së Artë Italiane, konkretit “Darka e Fundit”, 1495 – 1498 që gjendet në Santa Maria delle Grazie (Milano, Itali). e Treta në radhë është “Nata e yllit” e Vincent van Gogh, vepër e cila ndodhet në Muzeu i Artit Modern (Qyteti i New York). Në vendin e katërt CNN ka renditur pikturën “Britma” e Edvard Munch, 1892, vendndodhet në Muzeu Kombëtar (Oslo, Norvegji – hapja në vitin 2020) dhe Muzeu Munch (Oslo – deri në maj 2020). Vijon në vendin e pestë “Guarnika” e Pablo Picasso, 1937, ajo gjendet në Muzeu Reina Sofía (Madrid). Për të vijuar me të famshmen tablo të Gustav Klimt, “Puthja”, 1907 – 1908, Muzeu i Epërm i Belvedere (Vjenë, Austri). Në vendin e shtattë është “Vajza me një vëthë pearle”, pikturë e Johannes Vermeer, realizuar më 1665, tablo e cila ndodhet në Mauritshuis (Hagë, Hollandë). Në vendin e tettë është ‘Lindja e Venusit’, kryevepra e italianit, Sandro Botticelli, pikturuar në vitin 1485, ndodhet e ekspozuar në Galeritë Uffizi (Firence, Itali). Vendi i nëntë në këtë rënditje i takon “Las Meninas”, pikturë e Diego Velázquez, punuar në vitin 1656, i përket Museo del Prado (Madrid). Dhe e mbyll këtë rënditje, “Krijimi i Adamit” i Michelangelos, 1508 – 1512, mrekullon me magjinë e krijimit në Sistine Chapel (Qyteti i Vatikanit). Ajo që konstatohet në këtë rënditje është misteri i artit, ajo lloj bukurie enigmatike dhe ajo joshje dehëse që vijon të marrosë njerëzit njëjtësisht edhe pas pesë shekujsh.
Përgatiti: Albert Vataj