Hithra- (Urtica dioica)
Pershkrimi:
Rritet ne vende te lagura dhe vende grumbullimi, neper gardhet e shtepive, qoshet e ferrave. Per bujqit vleresohet si bar i keq. Ndersa ne bimet mjeksore ajo cmohet si “Mbreteresha e bimeve mjeksore”. Kuzhunieret shpikes e cmojne hithren si nje delikatese. Perdoret ne vend te spinaqit, si sallate ose zihet per supe.
Efektet dhe cilesite
Hithra permban vitamine A dhe C, Vitamine K (Karotinoide), Amin si Histamina, Serotonine dhe Minerale psh. hekur. Vlen si nje nga mjetet me efikase per pastrimin e gjakut. Ne kozmetik ndihmon kunder renies se flokut dhe zbokthit.
Perdorimi:
Hithra pastron gjakun pasi nxit aktivitetin e veshkave dhe te gjakut. Trupi largon shume uje. Sheron shqetesimet e melcise dhe te temthit, semundjet reumatike dhe Artritin (arthritis Urtica). Qe ta pergatisni kete caj vete duhet: Mbi nje luge me gjethe te thata te bimes te hedhura ne nje gote, hidhet uje ne te zier dhe lihet per rreth 15 minuta. Te pihet 3-here ne dite.
Nje shplarje e lekures se kokes me lengun e hithrave heq zbokthin dhe mendon se nxit rritjen e flokeve. Per te sheruar dhimbjet e reumatizmes fshikellehet vendi i dhembjes me bimen e fresket derisa te dali nje si pull gjaku. Nxit qarkullimin e gjakut.
Kujdes
Efekte anesore te hithres jane ende te panjohura. Por eshte thelbesisht e demshme te perdoret ne personat qe kane akumilime ujore si pasoje e aktivitetit te kufizuar te zemres dhe veshkave, pasi eshte nje caj qe nxit largimin e ujrave nga trupi. Kush deshiron ti mbledhi hithra duhet te bej kujdes qe te gjej nje vend ku bima nuk eshte afer rruges. Keto bime jane teper te ngarkuara me materiale te demshme.
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth.
Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës.
Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë.
Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.