Mendra – Mentha piperita L.
Është mjaftë e përhapur në natyrë. Në trevat tona, njihet me emrin: mendër, serjushë, hith i butë, hith i egër, bar qeni, nenexhik, najazmë, dhijazmë, dhizmë, menderz, nane, mendër e butë etj. Në kuadër të llojit Mentha, dallojmë mendrën shtëpiake, mendrën e egër, mendrën e kënetave, mendrën e arrave etj.
Mendra shtëpiake (Mentha piperita L.) është bimë shumëvjeçare me rizome të zhvilluara. rritet në lartësi prej 30 deri në 150 cm. Gjethet e saja kanë formën vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. karakterizohet për nga aroma e mentollit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhet mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik (kundër gërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj. Gjethet e saja janë përbërës të shumë preparateve dhe çajeve në farmakologji. Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhembjesve të stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, etj. Lulëzon në muajt korrik-nëntor. Çajin nga kjo bimë mund ta merrni të gatshëm edhe nëpër barnatore dhe shitore tjera.
Për dallim nga Mendra e butë, Mendra e egër rritet në vende me lagështi. Gjethet i ka më të holla dhe më të gjata. Lulëzon gjatë muajve korrik-gusht. Përdoret ngjashëm sikur mendra e butë.