Në tetor të vitit 1982, 83-vjeçari Jorge Luis Borges, i cili në atë kohë kishte qenë i verbër për gati 30 vjet, mblodhi 60 nga miqtë dhe admiruesit e tij më të ngushtë në një darkë speciale në New York. Susan Sontag ishte aty. Duke folur me një reporter që mbulon ngjarjen, ajo evidentoi jashtëzakonshmërinë e shpirtit dhe domethënies së Borges, me saktësinë elokuente të nënshkrimit të saj, duke thënë: “Nuk ka asnjë shkrimtar që jeton sot që ka më shumë rëndësi për shkrimtarët e tjerë se Borges. Shumë njerëz do të thoshin, se ai është shkrimtari më i madh i gjallë … pjesa dërrmuese e tyre kanë mësuar prej tij ose e kanë imituar atë. ”
Borges vdiq katër vjet më vonë. Në 10 vjetorin e vdekjes së tij, Sontag rishikoi admirimin e saj për punën e tij dhe gjerësinë e trashëgimisë së tij kulturore, në një ese të shkurtër dhe të bukur me titull “Letër Borges”, e shkruar në 13 qershor 1996, dhe përfshiu në koleksionin fantastik më 2001 “Ku stresi bie”-Ese
Sontag fillon letrën, propozimin e së cilës ajo nuk e konsideron si ” shumë të çuditshme” pasi letërsia e Borges ka qenë gjithmonë “e vendosur nën shenjën e përjetësisë”, me një sjellje sublime ndaj gjenialitetit dhe përulësisë së tij:
“Ju ishit shumë produkt i kohës, i kulturësj, dhe megjithatë ju dinit se si ta tejkalonit tashmërinë tuaj, gjithëdijen që lartëson me ju, në mënyra që të dukeshit magjik. Kjo kishte të bënte me hapjen dhe bujarinë e vëmendjes suaj. Ju keni qenë më pak egocentrikë, më transparenti i gjithë shkrimtarëve, si dhe më artdashësi. Ju kishit gjithashtu diçka të bëjë me një pastërti natyrore të shpirtit.
Keni një sens kohe që ishte ndryshe nga njerëzit e tjerë. Idetë e zakonshme të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, dukeshin banale nën vështrimin tuaj. Ju pëlqeu të thoni se çdo moment i kohës përmban të kaluarën dhe të ardhmen, duke cituar poetin Browning, i cili shkroi, se: “e tashmja është momenti, në të cilin e ardhmja shkatërron të kaluarën.” Kjo, natyrisht, ishte pjesë e modestisë suaj: shijes tuaj për të gjetur idetë tuaja në idetë e shkrimtarëve të tjerë.
Qetësia dhe transhendenca e vetvetes, që gjetët, janë për mua shembullore. Ju treguat që nuk është e nevojshme të jesh i lumtur, edhe pse njëriu i cili vështron me sy të qartë, është sërish i pavendosur.
Diku ke thënë që një shkrimtar: “Një shkrimtar – dhe, besoj, përgjithësisht të gjithë personat – duhet të mendojnë se çdo gjë që i ndodh atij ose asaj është një burim. Të gjitha gjërat na janë dhënë për një qëllim, dhe një artisti duhet ta ndjejë këtë intensivisht. Të gjitha ato që na ndodhin, përfshirë poshtërimet tona, fatkeqësitë tona, sikletet tona, gjithçka na është dhënë si lëndë e parë, si balta, në mënyrë që të formojmë artin tonë”
Por meditimi më i përjetshëm dhe shpirtëror i Sontag-ut tejkalon vetë Borges dhe shtrihet në magjinë e vetë letërsisë – një artikull unik, por po aq nxitës i pohimit të Carl Sagan se “një libër është dëshmi se njerëzit janë të aftë të prodhojnë magji” dhe shpallja e EB White që njeriu nga leximi posedon “një sublimitet dhe fuqi të pakonkurueshme nga çdo formë tjetër e komunikimit.” Sontag përfundon esen me një reflektim të trishtuar dhe të ndërgjegjshëm, mbi atë që është në diskutim, nëse largohemi nga librat dhe zvogëlojmë leximin në funksion të mekanizuar të teknologjive kalimtare. Ajo shkruan:
Librat nuk janë vetëm shuma arbitrare e ëndrrave tona, dhe kujtesa jonë. Ata gjithashtu na japin modelin e vetë-transhendencës. Disa njerëz mendojnë të lexojnë vetëm si një lloj shpëtimi: një arratisje nga bota e përditshme “reale” drejt një bote imagjinare, botës së librave. Librat janë shumë më tepër. Ata janë një mënyrë për të qenë plotësisht njerëzorë.
Më vjen keq që duhet të ju them që librat tani konsiderohen një specie e rrezikuar. Me libra, nënkuptoj edhe kushtet e leximit që bëjnë të mundur letërsinë dhe efektet e saj shpirtërore. Së shpejti, na është thënë, se ne do të thërrasim dhe do të njohim me “librat e librave” çdo “tekst” në kërkesë dhe do të jemi në gjendje të ndryshojmë pamjen e tij, të bëjmë pyetje për të, “bashkëvepruar” me të. Kur librat bëhen “tekste” me të cilët “ndërveprojmë”, sipas kritereve të shërbimeve, fjala e shkruar do të jetë bërë thjesht një aspekt tjetër i realitetit tonë televiziv të drejtuar nga reklamat. Kjo është e ardhmja e lavdishme që po krijohet dhe na premtoi, si diçka më “demokratike”. Sigurisht, nuk do të thotë asgjë më pak se vdekja e brendësisë – dhe e librit.
I nderuar Borges, ju lutem kuptoni që nuk më jep kënaqësi të ankohem. Por kujt mund t’ia adresoj më mirë alarmin e tillë për fatin e librit – vetë leximit – sesa juve?
E tëra ajo që dua të them është se na mungon. Me mungon.
Epoka ku po hyjmë tashmë, në shekullin XXI, do ta testojë shpirtin tonë në mënyra të reja. Por, mund të jeni i sigurt, disa prej nesh nuk do të braktisin “Bibliotekën e Madhe”. Dhe ju do të vazhdoni të jeni mbrojtësi ynë dhe heroi ynë.”
Albert Vataj