Pas vajtjes në Paris, Franca e pasrevolucionit po e zhgënjente të riun 20-vjeçar, Zhyl Vern. Gjithmonë dyshues dhe në pamundësi për të bërë atë që i pëlqente, kish arritur deri atje sa ta quante ekzistencën kotësi, diçka pa qëllim dhe të mërzitshme.
Takimi me “djaloshin” 47-vjeçar Viktor Hygo i dha shpresë, duke i treguar rrugën që duhet ndjekur për të gjetur veten, për t’u bërë i vlefshëm për shoqërinë.
Ja disa nga porositë e tij:
*** Kotësinë e përditshme mund ta shndërrosh në një punë interesante dhe të dobishme për vete e për njerëzit. Kot sillet vetëm ai që nuk di me se të merret. Lëreni çdo gjë që nuk vlen. Bëni një jetë aktive, pa u sjellë kot.
Shërbejini shkencës, populli ka nevojë për të. Por, para së gjithash, për këtë duhet patjetër arsimi. Duhet të dish shumë që të mund t’i japësh diçka popullit.
*** Nuk duhet kërkuar vetja aspak, por duhet kërkuar ajo punë, ku ju mund t’i shërbeni atdheut dhe popullit tuaj me fuqinë më të madhe. Shoqërisë, njerëzve, së ardhmes.
Kërkojeni veten në progres, në shkencë. Vetë letërsia është shkencë: sfera e saj është më tërheqësja dhe më e kuptueshmja për të gjithë. Në qoftë se ajo është e bukur. Letërsia që nuk është e bukur, është e dëmshme! Qëllimi i artit është njeriu! Nuk është mirë po t’ju lexojnë disa njerëz të zgjedhur. Kur na duan poshtë, kemi jetuar dhe punuar jo më kot.
Në faqen e parë të librit që i dhuroi mikut të ri, Hygoi shkruante: “Shërbejini progresit, njerëzimit, së vërtetës.”