“Pse lexoj?
Unë thjesht nuk mund ta ndihmoj veten ndryshe në sfidat çdoditshmërisë.
Lexoj për të mësuar dhe për t’u rritur, për të qeshur dhe për të qenë i motivuar.
Kam lexuar për të rrokur thellësinë e përjetimit të gjendjeve që kanë ardhur tek unë si një energji përtëritjeje emocionale dhe shpirtërore.
Jam ekspozuar ndaj nevojës në rritje për ta kërkuar kuptimin e gjërave, për të deshifruar misterin e një bote gjithnjë e më enigmatike, shpesh të huaj dhe refuzuese.
Unë lexoj kur jam i çuditshëm, kur kam gjëra momentalisht memecë për vete dhe njerëzit që dua.
Lexoj për akumulim force dhe vetëbesimi, për të më ndihmuar kur unë ndjehem i thyer, i dekurajuar dhe i frikësuar.
Lexoj kur jam i inatosur me gjithë botën, dhe me ndodh shpesh që bota dhe njerëzit të jenë të huaj dhe armiqësor, madje edhe vetja ime me mua.
Po, unë lexoj gjithashtu edhe kur gjithçka shkon mirë dhe ndihem si prej ajri.
Kam lexuar dhe lexoj për të gjetur shpresë ku ka zhgënjim dhe pesimizëm.
Unë lexoj sepse jam i përbërë jo vetëm nga lëkura dhe kockat, pamjet, ndjenjat, dhe një nevojë e thellë për çokollatë, lexon se unë jam i përbërë edhe nga fjalët, mendimet dhe përjetimet.
Fjalët përshkruajnë mendimet e mia dhe çfarë është fshehur në zemrën time.
Fjalët janë të gjalla – kur kam gjetur një histori që më pëlqen, e lexoj përsëri dhe përsëri, tamam si të luash një pjesë muzikore apo të këndosh një këngë të preferuar pa pushim.
Leximi nuk është pasiv, jo, ai më merr si një magjepsje e më kredh në një ëndje të gjallë. Unë hyj në histori me personazhet, marr frymë me ajrin e tyre, bëhem pjesë e ngjarjeve dhe përfshihem tërësisht. Ndjej thellë zhgënjimet e tyre, siç mbushem me drit hyjnie kur apogjeu zbret mbi çastin.
U bërtas atyre që më ndalojnë, kur jam gati për të bërë diçka të çmendur. Qaj me ata, qesh me ta.
Të lexosh për mua, është të kalosh kohë me një mik, po me një mik që është gjithnjë aty me ty.
Sepse një libër është vërtetë një mik.
Sepse nuk mund të kesh kurrë shumë.”
Përgatiti: Albert Vataj