Pikturat dhe portretet e asistentëve të Leonardo da Vinçit, në veçanti Leonardeschi Giovanni Boltraffio, Francesco Melzi, Marco d’Oggiono, Bernardino Luini dhe Giampetrino, kapin disa nga sfumato, disegno dhe chiaroscuro, të pashprehur që ata mësuan në punën e Masterit. Veprat e tyre janë të tilla, mjeshtërore dhe të realizuara në një teknikë që përdori titani i Epokës së Artë, aq sa fare lehtë ata mund të ngatërrohen me autorësinë e vetë Leonardos. Edhe pse këto vepra nuk u quajtën lonardiane, ata ishin dhe hynë në historinë e pikturës si zgjatime të tablove të Leonardos.
Tema e të ashtuquajturës “Madonna e Qershive”, është e famshme për 23 versionet ekzistuese të saj nga mjeshtri i Antwerpenit Joos van Cleve dhe punëtoria e tij. Jo pak për një vepër arti, për t’u ngjitur në panteon.
Një nga versionet më të shkëlqyera të “Madonna e Qershive”, është ajo që ofrohet këtu nga allievo e madh lombardian (milanez) i Leonardos, Giampetrino (Giovanni Pietro Rizzoli 1495-1545).
Në fakt, kjo vepër e Giampetrinos dhe disa vepra të tjera të tij, janë konsideruar prej kohësh vepra të vetë Leonardos, edhe pse nuk i përkisnin atij, ndonëse të shkollës së tij.
“Kjo pikturë e hollë është një vepër thelbësore për të kuptuar jo vetëm karrierën e Giampietrino-s, por edhe për kohën e Leonardo da Vinçit në Milano, dhe se si prania e tij atje transformoi rrënjësisht pikturën lombarde të shekullit të 16-të.
“Zanafilla e Madonës së Qershive mbetet një nga aspektet më intriguese të artit të Giampietrino-s, dhe në fakt mund të shihet vetëm pasi lidhet me marrëdhënien e tij të ngushtë me Leonardon. Ashtu si pjesa më e madhe e veprës së Giampetrinos, ajo mbështetet te mjeshtri i madh dhe në veprën e vizitës së tij të dytë në Milano në veçanti (1508-1513); në fakt, për pjesën më të madhe të historisë së njohur të këtij paneli, ai i atribuohej vetë Leonardos.
“Kjo është e natyrshme, pasi nxënësi i ri që Leonardo, regjistroi në listën e tij, rreth një dekadë më parë do të ishte bërë deri në këtë pikë një piktor më i pjekur. Do të kishte qenë e natyrshme që të dy të kishin rinovuar marrëdhënien e tyre të punës. me Giampietrino-n tani një asistent më i dobishëm se sa do të kishte qenë më parë.
“Giampetrino do të kishte pasur akses të papenguar te Leonardo dhe të gjitha materialet, vizatimet dhe pikturat e tij nga të cilat mund të merrte frymëzim. Prej kohësh është supozuar se Madonna e Qershive rrjedh nga një prototip Leonardo, qoftë një vizatim apo ndoshta një pikturë, e cila tani ka humbur.
Një nga pikturat më të famshme të Giampetrinos është e Ledës dhe rrjedh nga një dizajn Leonardo, dhe ka shembuj të tjerë të përshtatur nga vizatimet, pikturat dhe prototipet e Mjeshtrit.
Përgatiti: Albert Vataj