Ndoshta nuk e keni venë re, por ne nuk kemi gjuhën të gjithë njëlloj. Forma e saj është padyshim një tregues jo vetëm i veçantisë suaj anatomike në këtë pjesë të trupit, por edhe i një kodi të fshehtë që shkruhet në këtë përkatësi. Edhe nëse e kemi konstatuar këtë ndryshim, pak nga ne e kanë vrarë mendjen se çfarë të veçantash ka gjuha jonë e ndryshtë nga gjuha e dikujt tjetër. Besoni apo jo, forma e gjuhës tuaj mund të tregojë shumë për personalitetin. Zgjidhni gjuhën tuaj dhe lexoni përshkrimin. Çdo mospërputhje e formës së gjuhës suaj dhe deshifrimit shpjegues është një rastësi, përputhshmëria e tyre është vlerësim njohës me faktin.
Gjuha e tipit A.
Personat që i përkasin gjuhës së tipit A janë individë që preferojnë të provojnë gjëra të reja. Ata pëlqejnë të jenë afër njerëzve që i kuptojnë dhe i mbështesin. Në pjesën më të madhe të kohës, ata jenë persona të lumtur, por nëse dikush i ofendon, do të dëshpëroheni për një kohë të gjatë. Janë ose të përzemërt ose të zemëruar.
Gjuha e tipit B.
Ju të tipit B karakterizohen si individualitete të veçantë. Jo gjithmonë ju e dini atë se çfarë dëshironi. Mos kini frikë të thoni të vërtetën. Ju e urreni kur njerëzit ose rrethanat ndërhyjnë në planet tuaja. Shpesh thoni gjënë e parë që ju vjen në mendje, pa menduar se mund të ofendojë të tjerët. Sidoqoftë, ju jeni besnikë dhe i trajtoni të tjerët me respekt.
Gjuha e tipit C.
Personat që i referohen tipit C të gjuhës janë persona shumë special. Karakterizohen nga veçori personaliteti unike. Ata janë shumë inteligjentë dhe preferojnë të kenë progres sipas mënyrës së tyre. Priren të jenë të vetmuar dhe të tërhiqen nga gjëra të veçanta. Janë pak mistik dhe kjo i bën të bien më në sy dhe të marrin interesim nga të tjerët.
Përgatiti: Albert Vataj