“Dashuria e Fshehtë” është një skulpturë mermeri, me të cilën, Antonio Roset nuk simbolizon vetëm të lartin vullnet të pafajësisë, por hyjnizon eternen, idealizon shpirtërisht marrëdhënien që ndërveprimi ynë i besimit dhe qiellores, rreket të gjejë në tërësoren e brishtësisë dhe butësisë, me të cilën kjo forcë përjetësimi krijues artistik sjell.
Engjëjt kanë zbritur nga qiellin biblik i përfytyrimeve të bardhë dhe me krahë. Ato i kemi parë të zbresin vetëm në studio artistësh dhe në ëndrrat e dalldisura qiejsh idilik.
Si çdo vepër arti, e cila të përfshin në një shtjellë ndjesie që përputhet me atë çfarë ëndja jonë kërkon të shpërfaq në këtë ballafaqim komunikimi estetik, edhe Kupidi i Antonio Rosetti grish atë afri delikate dhe të zhdërvjellët, të brishtë dhe të shkujdesur, aprovuese. Coha që i bie përsipër nuk pengon të shquhen çdo detaj i tiparave që mjeshtri ka jetësuar një Kupid, një engjëll që del nga guri, sikur zbret nga qielli përmes një hukame fryme.
“Amor Secreto”, i njohur gjithashtu si “Le cupide marchand”, është një skulpturë mermeri e realizuar nga mjeshtri italian, Antonio Rosetti. Kjo vepër daton në vitin 1876. Ajo është pjesë e serisë së punëve, të cilat shquhen për një afri me objektin, si në një marrëdhënie. Transparenca e shprehur përmes një mjeshtërie të admirueshme, i jep të gjallë subjektit, lejon të depërtosh për ta parë në tërësinë e vet shprehëse dhe intimitetin e brisht e blatues.
Në këtë vepër, Kupidi, djali i Venusit vjen përmes një përfytyrimi të gjallë dhe shumë të ngrohtë. Ai është i murosur në mermer, i gjallë dhe pulsues në ëndjen dhe kërshërinë që dalldis. Një fëmijë, i cili luan me cohën që i mbulon fytyrën.
Me lakuriqësinë e skulpturës, Rosetti simbolizon pafajësinë dhe eternen që engjëlli përfaqëson. Si atributet klasike të Kupidit, ai është i ngjashëm më Kupidët e mjeshtrave të tjerë dhe i vërtetë si akt krijues. Kritiku, Garlic është i mendimit se kjo referohet ndjenjës së një “dashuri të verbër” dhe të shkujdesur.
Albert Vataj
Fotot huajtur nga Wikipedia