“Çdo mashkull mund të prekë trupin e një femre, por të prekësh shpirtin e saj, tani është diçka krejt ndryshe.
Për ta çuar në atë kënaqësi përtej kënaqësisë, atë bukuri kaq të pamasë saqë i merr frymën dhe e përlotet.
Për ta lënë të shijojë pafundësinë në krahët e tij.”, shkruan Emily Jane.
Epo, kjo kërkon një lloj njeriu të caktuar, një njeri special, që të ketë mendje të pasur, shpirt të bukur, zemër të bardhë dhe një qasje gati hyjnore për t’i konsideruar gratë.
Po, një burrë që është aq thellë i bazuar në qenien e tij, aq thellë i lidhur me zemrën e tij dhe kaq i pranishëm në moment, saqë prania e tij e thjeshtë është një ftesë për të, për t’u zbërthyer, për të zbutur dhe hapur.
Një njeri që është ulur me dhimbjen e tij në errësirën e tij dhe nuk ka frikë nga ajo.
Një njeri që ka takuar hyjnoren brenda vetes dhe e njeh atë brenda saj.
Ai është tokësor, po aq sa hyjnorja në të vibron përmes fijëzve të dritë, me të cilat stolis kremtet e dëshirimeve dashurore.
Një njeri që e di se nuk është këtu për t’i shërbyer vetes, por është këtu për t’i shërbyer Dashurisë.
Po, për ta lartësuar më të lartën forcë transformuese, në qiellin e prehjes së krahëve të flakërimtë të pasioneve, lart ku ëndrrat fluturojnë dhe realja shpërfaq përfytyrimet më të bukura të përjetimit.
Ndoshta ky mashkull nuk është asfare siç ju e keni idealizuar, por është një frymor që e njeh gjuhën e shpietit dhe gjithçka ai e mat me rrahje zemre.
Ai është aty ku ju mund të mos e shihni, por një ndjesi e pastër në ju, mund ta zbuloni, si një thesar që ka pikuar nga lart drejt e në prehrin tuaj të dëshirave.
Albert Vataj