Ajo, dashuria, është krejt ndryshe nga idealizuesja në art, magjepsësja në shpirtjet krijuese, madhështorja në hymnet e solemniteteve, ose e tillë, veshur me një petk zakonshmërie.
Ajo, dashuria nuk është vetëm të thuash një mijë herë “Të dua!”, apo të nxësh ta thuash këtë bekim zemrash në gjithë gjuhët e botës. Është, po, është të kuptosh thellësinë e këtyre fjalëve të thjeshta dhe mënyrat e panumërta që ato shfaqen çdo ditë.
Ajo, dashuria, më shumë se të guxojë të thotë, kërkon të pamjaftohet asnjëherë të bëjë çfarë është thirrje gjaku dhe ajër përjetimi.
Ajo do shumë të dashurojë, por më së shumti do të ketë:
“Besnikëri”
E cila nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimin e përkushtuar, kur kohët janë të mira. Ka të bëjë edhe me refuzimin për të hequr dorë nga njëri-tjetri, kur godasin stuhitë, kur lindin debatet dhe kur dyert thyhen. Bëhet fjalë për mbajtjen fort, jo për t’u larguar.
“Besimi”
Që nuk ka të bëjë me kontrollimin e telefonave të njëri-tjetrit, apo ndarjen e fjalëkalimeve të llogarive personale. Ka të bëjë me ndarjen e zemrave, të qeshurave dhe lotëve, të qenit plotësisht transparent me njëri-tjetrin, duke e ditur se lidhja juaj është më e fortë se çdo sekret, i bën qëndresë çdo lëkundjeje.
“Komunikimi”
Nuk është thjesht ta thuash çdo ditë, por të kuptosh rëndësinë e vazhdimit të bisedës edhe pas debateve më të vështira. Bëhet fjalë për të mos lejuar dhimbjen e djeshme të bëjë heshtë dashurinë e sotme.
Dhe më e rëndësishmja, marrëdhëniet nuk kanë për qëllim t’i bëjnë përshtypje dikujt apo të ketë formatin e një modeli. Ata kanë të bëjnë me mirëkuptimin, pranimin e papërsosmërive të njëri-tjetrit dhe dashurinë e njëri-tjetrit edhe më shumë.
Në fund të fundit, dashuria nuk ka të bëjë me të qenin gjithçka perfekt. Bëhet fjalë për udhëtimin sfidues të jetës, për momentet e zakonshme, të qeshurat, lotët, papërsosmëritë dhe lidhjen e pakushtëzuar, që mban dy zemra të lidhura përgjithmonë bashkë.
Përgatiti: Albert Vataj