Është në shtratin e dy shpërthimeve të njëpasnjëshme të dy vullkaneve dhe nën kërcënimin e një vullkani ende aktiv. Është një terren i ngjashëm me hënën, ku kultivohej hardhia, prodhohet rrush dhe është krijuara një nga verërat më të famshme.
Vreshtat u krijuan në atë që lanë pas shpërthimet vullkanike të përsëritura, 1730 dhe 1736. Vreshtat e Lanzarote janë një testament i forcës krijuese njerëzore për kultivimin e disa varieteteve të rrushit. Dashuria për verën e kanë shtyrë pasionin të kërkojë të mundshmen në mes të asgjësë asgjësuese të fenomeneve apokaliptike të natyrës, siç janë vullkanet.
Pjesë e Ishujve Kanarie, Lanzarote ndodhet pranë brigjeve të Afrikës veriperëndimore. Vreshtat e saj, të cilat kufizohen me një vullkan akoma aktiv, Timanfaya, nuk kanë asnjë të dhënë që të kategorizohen si vende pjellore e aq më pak një parajsë në zemrën e një ferri, ku rritet dhe piqet rrushi dhe del një verë që i ka shtuar famën këtyre njerëzve të kurajshëm dhe novator.
Kur shpërthimet vullkanike mbuluan tokën në Lanzarote me hirin përvëlues dhe llavën shkrirëse, u shkatërrua gjithçka. Por çdo e keqe ka një të mirë thotë proverbi. Në këetë truall u krijuan vreshtat më të çuditshme në botë.
Në gërmimet e gropave si krater (të quajtura hoyo ose geria), vreshtarët mbjellin hardhitë e tyre thellë në tokë, duke kaluar shtresat e hirit. Ata rrethojnë anën me drejtim nga oqeani me mure të ulëta, gjysëm rrethore të bëra me gurë llavë. Ky mur harkor mbron hardhitë nga erërat që fryjnë nga Oqeani Atlantik. Çdo hardhi rritet në një krater të vetmuar, të gërmuar, i cili mund të jetë i gjerë 30 metra.
Terreni i sipërm i hirit është me veçori favorizuese për kultivimin e këtij varieteti rrushi në një tokë tqë thatë, me lagështi të nevojshme dhe një rregullator perfekt i temperaturës, duke krijuar një realitet të magjepsur. Rrënjët e hardhive qëndrojnë të bllokuara mirë brenda nëntokës së pasur me lëndë ushqyese. Ndërkohë, nxehtësia e lartë e peizazhit lejon që sheqernat në rrush të zhvillojnë një intensitet tërheqës.
Verërat, të kuqet, të bardhat dhe ato rozë të Lanzarote kanë tendencë të jenë të verëra lehta dhe të freskëta. Këtu, midis vreshtave, mund të gjendet rrushi listán negro, i cili u soll në Kaliforni nga kolonët spanjollë, por nuk mbijetoi atje. Në Lanzarote, këto varietete lulëzojnë dhe bëjnë një verë rozë me shije joshëse. Shumica e verërave të rajonit vijnë nga rrushi Malvasia, të njohur për ëmbëlsinë e tyre. Terreni siguron një cilësi të veçantë minerale për verërat, dhe duhet të theksohet se shumica e rrushit këtu janë varietete vendase, pa shartim të kërkuar nga shumica e rrushit evropian, i cili përndryshe mund të bie i ndjeshëm ndaj sfidës shkatërruese të hardhisë.
Përgatit: Albert Vataj