Skulptura më e famshme e Rodinit dhe një nga skulpturat më të famshme dhe më të njohura të të gjitha kohërave. Fillimisht u shfaq si pjesë e një grupi relievesh që dekoronin portalin monumental prej bronzi të Rodinit, Portat e Ferrit, i porositur për një muze arti të planifikuar në Paris.
Çifti më vonë u hoq nga Portat dhe u zëvendësua me një çift tjetër të dashuruarish të vendosur në kolonën më të vogël të djathtë.
Skulptura fillimisht titullohej Francesca da Rimini, por kur kritikët e panë për herë të parë skulpturën në vitin 1887, ata sugjeruan titullin më pak specifik Le Baiser (Puthja).
Erotizmi konsekuent në skulpturë, e bëri atë të diskutueshme.
Një version bronzi i Puthjes (74 cm i lartë) u dërgua për t’u ekspozuar në Ekspozitën Kolumbiane Botërore të 1893 në Çikago. Skulptura u konsiderua e papërshtatshme për shfaqje të përgjithshme dhe u transferua në një dhomë të brendshme me pranim vetëm me aplikim personal.
Përgatiti: Albert Vataj