Anna Muzychuk u bë e famshme, jo si gruaja e katërt në historinë e shahut, që ka një vlerësim FIDE prej të paktën 2600 pretendues, por sepse bojkotoi Kampionatin Botëror të Rapid dhe Blitz, mbi vendimin e FIDE për të zhvilluar sfidën në Arabinë Saudite, për shkak të politikave diskriminuese të vendit ndaj grave.
Anna Muzychuk, i dha botës një mësim të paharrueshëm për koherencë, dinjitet dhe guxim e një gruaje në mbrojtje të dinjitetit të grave, lirisë dhe të drejtave të ty. Sepse fitorja, sigurisht që ishte dhe mbetet e rëndësishme, fama gjithashtu, por të mos shkelesh, të mos nënshtrohesh, të mos ulësh kokën, nuk ka çmim dhe trofe apo para që e zëvendëson!
Anna Muzychuk refuzoi gjatë kampionatit botëror të luante në Arabinë Saudite. Pse? Ja fjalët e saj: «Refuzoj të luaj me rregulla të veçanta, të vesh abaya, të shoqërohem nga një burrë për të dalë nga hoteli, të ndihem si një person i klasit të dytë. Unë do të ndjek parimet e mia dhe nuk do të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut dhe Blitz-it, ku në vetëm 5 ditë mund të kisha fituar më shumë para se në dhjetëra turne të tjera së bashku. Gjithçka është e papranueshme, por pjesa e trishtueshme është se askush nuk shpreh interes për ty, pavarësisht se kush je dhe çfarë ke arritur. Por nuk mundem dhe nuk dua të kthehem”.
Ajo nuk mund t’i nënshtrohej rregullave të një vendi, ku gratë konsiderohen inferiore ndaj burrave. Dhe ato trajtohen si gjëra. Dhe zëri i saj nuk është vetëm kundër një vendi, një kulture, një kodi zakonor, por gjithkund ku gratë keqtrajtohen dhe diskriminohen, kudo ku burrat janë të vetmit zotër, jo vetëm të fatit të botës, por edhe të skllavërimit të gruas.
Anna Muzychuk nuk ishte, është dhe do të jetë e vetmja që ka reaguar, por ajo kishte një zë të fuqishëm, një bojkotim tronditës, që të bënte që bota të dëgjonte.
Organizatorët e botërorit të shahut, menaxherë dhe influencues, u përpoqën ta bindnin, u përpoqën ta largonin dhe ta bënin të hiqte dorë refuzimi i saj kadegorik. Madje ata propozuan “kompromis”, që lojtarët të vishen me fustane të kopsuara deri në qafë. Anna Muzychuk nuk u dorëzua. Ajo donte të mbronte atë që besonte deri në fund. Këto janë femrat që meritojnë të kujtohen dhe të përcillen si shembuj frymëzimi! Si ajo janë gratë dhe vajzat që kanë luftuar dhe vendosmërisht përpiqen, për një botë më të mirë, ku gruaja ka dhe duhet të ketë rolin e saj të misionares dhe gjeneruesja vendimtare e fatit të progresit shoqëror, sepse ajo është nënë, është sipërmarrëse, është e talentuar, dhe nuk po kërkon asgjë më shumë se çfarë natyra ka përcaktuar të qenit të barabartë në një botë të të gjithëve.
Për dijeni, ukrainasja është një mjeshtër e madhe shahu. Muzychuk u rrit në një familje shahistësh, ku motra e saj më e vogël Mariya (Kampionia Botërore e Grave në shah klasik 2015) u bë gjithashtu një mjeshtër e madhe. Prindërit e saj punojnë si trajnerë shahu. Anna Muzychuk ka mësuar të kuaj shah që kur ishte dy vjeç. Ajo shpejt u shndërrua në një mrekulli shahu, duke fituar fillimisht Kampionatin Evropian të shahut për të rinjtë në moshën 6 vjeç, në kategorinë e vajzave nën 8 vjeç, dhe më vonë duke fituar edhe divizionet e vajzave nën 10, nën 12 dhe nën 14 vjeç. Ajo gjithashtu fitoi Kampionatin Botëror të të rinjve në kategorinë e vajzave, nën 16 vjeç dhe Kampionatin Botëror për të rinj, për vajzat nën 20 vjeç. Ajo fitoi titullin Master Ndërkombëtar (IM) në moshën 17-vjeçare dhe titullin Master në moshën 21-vjeçare.
Nga viti 2004 deri në 2014, Muzychuk përfaqësoi Slloveninë, për shkak të konflikteve me Federatën e Shahut të Ukrainës. Ajo fitoi një medalje të artë individuale në kampionatin evropian të shahut për femra për Slloveninë në vitin 2011 dhe më vonë fitoi një medalje ari individuale në Olimpiadën e Shahut për Femra në vitin 2016, pasi ktheu federatat në Ukrainë. Në ngjarjen e mëparshme, ajo pati një nga performancat më të mira të karrierës së saj me një rezultat 8½ nga 9 dhe një vlerësim të performancës prej 2782, duke fituar gjithashtu normën e saj përfundimtare të GM. Së bashku me Susan Polgar dhe Magnus Carlsen, ajo është një nga tre lojtarët që fitoi Kampionatin Botëror të Rapid dhe Botëror Blitz në të njëjtin vit, të cilin e arriti në 2016.
Anna Muzychuk, ajo ka më pak para se ç’mund të kishte nëse do të luante dhe të triumfonte në Arabinë Saudite, por vendosi të ketë diçka më shumë se para, të ketë famën që i’a garanton talenti si shahiste dhe luftën e paepur për dinjitet, duke u bërë një grua që guxon të luftojë për liritë dhe të drejtat e grave të diskriminuara.
Albert Vataj