Mjaft vuajti e mjera Shqipëri jetën e kurmit (trupit), duhet edhe ajo të nisë tani e të rrojë jetën e mendjes (La vie intellectuelle).
Jeta e mendjes është të hapim të gjithë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri me tjetrin, të bisedojmë si njerëz të qytetëruar që mblidhen të luftojnë me fjalë për idetë e tyre.
Mos besoni se në këtë mënyrë do të largohemi nga njëri-tjetri! Përkundrazi do të afrohemi më shumë, sepse do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura dhe do ta kuptojmë që të gjithë jemi të lidhur nga dy lidhje të arta: dëshira për të vërtetën dhe dëshira për Shqipërinë.
Për të qenë e mirë e përkohëshmja, duhet të jetë si Pazar, një Pazar ku gjenden njerëz të pasur, të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të gjithë bashkë dhe duke biseduar, merren vesh për mbarësinë e punëve të tyre.
Përgatiti: Albert Vataj