Maria Malibran (24 mars 1808 – 23 shtator 1836) ishte një mexosoprano që zakonisht këndonte dy contralto dhe soprano pjesë, dhe ishte një nga këngëtarët më të njohur të operas të shekullit të 19-të.
I ati i Marias ishte këngëtari i famshëm italian, Manuel García, i cili si mësues i kantos i së bijës, ishte shumë i ashpër. Ai kërkote aq shumë sa që fëmija nuk arrinte t’i plotësonte pritshmëritë e tij për ecurinë. Atëherë fillonte dajaku. Kur fqinjët dëgjonin thirrjet me zë të lartë të vajzës së vogël Maria, të cilën e rrihte i ati, dilnin nëpër dyer e dritare dhe u thonin kalimtarëve të alarmuar.
– Nuk ka asgjë. Është zoti Garcia që i mëson kanto së bijës.
Herën e parë kur Maria Malibran luajti rolin e Desdemonës, rolin e Otellos e luante babai i saj, tenori i shquar Garcia. Gjatë interpretimit, ai e kapi me forcë kur ishte në skenë dhe e goditi. E tmerruar nga shprehja e fytyrës së Garcias, Malibrani i kapi fort dorën të atit (Otellos) dhe i’a kafshoi sa e gjakosi. Garcia nxori një britmë të tillë dhimbjeje, të cilën publiku e mori si në efekt recitimi. Akti mbaroi me duartrokitje frenetike të publikut.
Albert Vataj