Ajo sot më 20 shtator 2024 mbush 90 vjeç dhe vijon të mbetet ende e kurorëzuar si ikonë e klasit femëror, si gruaja që i dëshmoi botë së çfarë mund të arrijë një shpirt i bukur, duke sfiduar për të përmbushur ëndrrat e karrierës dhe luftuar dinjitetshëm për të mbetur një vezullim që vetëm e plazmojnë më shkëlqimshëm mosha. Pesha e rëndë e viteve kanë venitur brishtësinë dhe freskinë e saj, por jo sharmin, elegancën dhe delikatesën e një luleje;
rudhat nuk i’a fshehin të shkuarën, as nuk e bëjnë me faj plakjen që e ka kapluar tashmë, por e sotmja e bën të ndihet krenare për gjithçka ka arritur dhe gjithçka kumton përmes shembullit të vet gjeneratës;
portreti, shtati dhe virtuoziteti si aktore e kanë ngjitur në kreun e klasifikimit, hiret e një femre që arriti të sfidojë të sotmen e të mundshmeve pafund, e mbajnë atë në panteon.
Sofia Loren, konsiderohet si aktorja më e suksesshme italiane dhe gjithashtu “sex symbol” më e famshme në mbarë botën dhe padyshim gruaja e ëndrrave të shumë meshkujve dhe shëmbëllimi dëshirues i shumë femrave.
Sofia Loren: Gratë janë ende fëmijë deri sa arrijnë moshën 30-vjeçare
Sofia Loren lindi në Klinikën “Regina Margherita” në Romë më 20 shtator 1934, e bija e Riccardo Scicolone dhe Romilda Villani. Richardo refuzoi të martohej me Romildën, duke e braktisur atë, një mësuese pianoje dhe aktore aspirante, pa asnjë suport. Romilda, Sofia dhe e motra Mario, u kthyen në Puzzoli, afër Napolit për të jetuar me gjyshen e Sofias për të mbijetuar.
Pas luftës, gjyshja e Sofies, Luiza, hapi dhomën e ndenjes dhe e ktheu në një lloj pubi ku shërbenin liker qershie të bërë në shtëpi. Romilda luante në piano, Maria këndonte, ndërsa Sofia e turpshme merrte porositë dhe lante pjatat. Vendi i bë mjaft i njohur. Kur ishte 14 vjeç, Sofia mori pjesë në një konkurs bukurie në Napoli, u zgjodh si finaliste, por nuk arriti të fitonte. Më vonë, ajo u aktivizua në disa mësime aktrimi dhe u përzgjodh si pjesëmarrëse në filmin e Mervyn Le Rov, Quo Vadis.
Martesa
Loren u takua për herë të parë me Carlo Ponten në vitin 1950 gjatë një konkursi bukurie ku ai ishte pjesëtar i jurisë. Ashtu siç kishte ndihmuar, Gina Lollobrigida, në promovimin e karrierës së saj, ai ndihmoi edhe Sofian për të marrë pjesë në disa role të vogla. Ndërkohë, në vitin 1957, me anë të ndihmës së një avokati meksikan arriti të merrte divorcin nga gruaja e tij, Giuliana duke bërë një martese me prokurë me Sofian. Italia nuk e njihte divorcin në atë kohë dhe Kisha Katolike e dënonte martesën e tyre. Në vitin 1962, martesa u anullua. Pas kësaj, ai arriti te një marrëveshje më Giulianën për t’u shpërngulur të tre në Francë, ku në atë kohë lejohej divorci dhe u bënë shtetas francezë. Në vitin 1965, Giuliana Ponti u divorcua nga i shoqi, duke e lejuar atë të martohej me Sofian në vitin 1966 në një martesë civile.
Karriera
Nga fundi i viteve ’50, fama e yllit Loren kishte filluar të ngrihej në Hollywood me filmat si “Boy on a Dolphin” dhe “Pride and the Passion” në vitin 1957, në të cilin ishte përkrah aktorit kryesor Cary Grant dhe Frank Sinatra. Grant, ra aq shumë në dashuri të çmendur me Loren sa i kërkoi martesë, pavarësisht besnikërisë së saj ndaj Carlos dhe lidhjes së tij me aktoren dhe shkrimtaren Betsy Drake. Loren refuzoi.
Fama ndërkombëtare
Loren u bë një yll ndërkombëtar filmash me një kontratë prej pesë fotosh me “Paramount Pictures”. Filmat më të njohur të saj gjatë këtyre viteve kanë qenë: “Desire under the Elms” me Anthony Perkins e bazuar në dramën e Eugene O’Neill; “Houseboat” një komedi romantike në rol kryesor përkrah Grant; dhe fimi “Heller in Pink Tights” nga George Cukor, në të cilin ajo u shfaq si bjonde për herë të parë. Loren demonstroi aftësi mjaft të mira dramatike dhe fitoi respektin si një aktore dramatike dhe komike sidomos në projektet italiane, në të cilët mund t’i shprehte veten e saj më lirshëm edhe pse kishte përfituar aftësi mjaft të mira në gjuhën angleze.
Në vitin 1960, performanca e shkëlqyer e Sofias në filmin “Dy gra” të Vittorio De Sica, fitoi shumë çmime të performancës, duke përfshirë festivalet e filmit të Cannes, Venecias mdhe Berlinit. Ajo u vlerësua edhe me çmimin Academy si aktorja më e mirë, çmimi i parë madhor Academy për një performacë në gjuhën jo-angleze. Në fillim historia e zymtë dhe heroike e një nëne dhe vajzës së saj, të cilat mbijetojnë në një Itali të shkatërruar nga lufta, mendohej të përbëhej nga Anna Magnani, si nëna dhe Sofia si vajza e saj. Më pas, skenari u rishkrua, duke e vendosur Sofian në vend të nënës dhe Annan në vend të vajzës.
Duke hedhur poshtë portretin tipik të një aktoreje mjaft të bukur, por injorante dhe kokëbosh, Sofia njihej përveç për bukurinë e saj mahnitëse edhe për zgjuarsi, mprehtësi dhe botë të pasur shpirtërore. Shprehja e saj e preferuar, të cilën e citonte shpesh si për të ironizuar figurën e saj të famshme dhe epshndjellëse është: “Gjithçka që shikoni, është falë makaronave”.
Gjatë viteve ’60, Loren ishte një nga aktoret më të famshme të botës, ajo vazhdoi për një kohë të gjatë të xhironte filma në SH.B.A dhe Europë përkrah yjeve mashkullorë të kinematografisë. Në vitin 1964, karriera e saj arriti kulmin kur asaj iu ofruan 1 milion dollarë për të luajtur në filmin “Rënia e Perandorisë Romake”.
Filmat më të njohur gjatë kësaj kohe janë: produksioni epik i “El Cid” i Samuel Bronston me Charlton Heston (1961), “Milionerët” me Peter Sellers (1960), “Filloi në Napoli” me Clark Gable (1960), triptiku i Vittosio De Sica “Dje, Sot, Nesër” (1963) me Marcello Mastrojanin, “Lady L” i Peter Ustinov me Paul Newman (1965), klasiku “Arabesque” me Gregory Peck (1966) si dhe filmi “Një Konteshë për Hong Kong” i Charlie Chaplin me Marlon Brando (1967).
Pavarësisht dështimeve të disa prej filmave të saj në shitjet botërore, Loren ishte mjaft e vlerësuar nga kritika për punën dhe performacën e saj përkrah yjeve të famshëm kinematografikë. Gjatë karrierës së sajm ajo ka shpalosur talent, performanca joshëse dhe ka veshur disa nga veshjet më të mira dhe enkas të realizuara për të. Disa nga performancat e saj më tërheqëse kanë qenë: “Një frymë skandali”(1960), “Madamme Sans-Gene”(1962), Heller in Pink Tights” (1960) dhe “Më shumë se një Skandal” (1967).
Karriera muzikore
Loren gjithashtu ka regjistruar gati dy dyzina këngësh përgjatë karrierës së saj, duke përfshirë një album me këngë komike me Peter Sellers, i cili u bë best-seller. Gjatë regjistrimit të këtij albumi, asaj ju desh të refuzonte avancat e tij të panumërta. Fakti që Sellers u nda nga gruaja e tij, Anne Howe i dedikohet pikërisht fiksimit të tij ndaj Sofias. Loren, ia ka bërë të qartë mjaft biografeve se, dashuria e Sellers ka qenë krejtësisht platonike dhe absolutisht e kundërpërgjigjur nga ajo. Ky bashkëveprim i tyre u shpalos edhe në filmin “Jeta dhe vdekja e Peter Sellers” ku aktorja Sonia Aquino portretizonte Sofian. Thuhet se kënga “Where do you go (mu lovely)” nga Peter Sarstedt është inspiruar pikërisht nga Sofia Loren.
Karriera më vonë
Mbasi u bë nënë, Loren filloi të punonte më pak. Ajo po arrinte dalëngadalë të 40-at dhe të 50-at me role në filmat si i fundit nga De Sica “The Voyage” me Richard Burton dhe “Një ditë speciale” nga Ettore Scola me Mastrojanin.
Në vitin 1980, Loren portretizoi veten dhe nënën e saj në një lloj adaptimi të autobiografisë së saj. Aktoret Ritza Brown dhe Chiara Ferrat luajtën Loren në moshat më të vogla. Në vitin 1982, ajo kaloi 18 ditë në burg në Itali për mospagim taksash, një fakt i cili nuk e dëmtoi karrierën dhe popullaritetin e saj.
Në moshën 60-vjeçare Loren u bë mjaft selektive përsa i përket zgjedhjes së roleve të saj dhe filmave ku do të merrte pjesë, gjithashtu u aventurua në disa fusha të biznesit si p.sh., libra kuzhine, syze, bizhuteri dhe parfume. Gjithashtu, bëra disa aparenca të mirëpritura në “Ready to Wear” e Robert Altman dhe në komedinë “Grumpier Old Man” në vitin 1995 ku përfaqësonte femrën fatale kundër Walter Matthau dhe Jack Lemmon. Në vitin 1991, Loren fitoi Çmimin Academy të Nderit për kontributin e saj në kinemanë botërore dhe u shpall “një nga thesaret e kinemasë në të gjithë botën”. Në vitin 1995, ajo fitoi Çmimin Globi i Artë Cecil B. DeMille.
Aktivitetet aktuale
Loren, në moshën 72-vjeçare, u shfaq në Kalendarin 2007, Pirelli të titulluar “Një krevat dhe 5 histori” bashkë më Hillary Swank, Penelope Cruiz, Naomi Watts dhe Lou Duillon. Loren është një tifoze e çmendur e skuadrës së Napolit S.S.C. Në maj 2007, kur skuadra e saj arriti në vend të tretë të Serisë B ajo deklaroi tek “La Gazzetta dello Sport” se do të bënte një striptiz nëse skuadra do të arrinte të kualifikohej në Serinë A për sezonin ’07-’08. “Tifozët kanë pasionin e duhur, qyteti e meriton shpërblimin”, tha ajo. Edhe pse ata arritën të kualifikoheshin në Serinë A, Loren nuk e bëri striptizin.