Jo gjithmonë këto hapa janë nisur drejt nesh. Ndoshta në ne kjo ecje është çapitja e lehtë e asaj ndrojtje që na largon gjithnjë e më larg, si për ta zgjuar atë trokitje zemre që u vihet nga pas këtyre hapave, që ndërsa largohen na shkelin në plagët e pritjeve. Dhe ne gjithnjë ndjejm dhimbjen që na kaplon, dhe shtërngim në shpirt, ndërsa ky breg zhytet thellë brenda nesh, dhe këto hapa trazimtare vijnë e pikëllueshëm shkojnë.
Ne jemi brigje ku deti i dëshirimeve tona vjen e i vjedh këto gjurmë, për të lënë vegime që prushen në valë.
Albert Vataj