Fakt dhe kureshti…
Në Natonal Geographic World Wide është publikuar kjo grishje informuese për dashnorët e botës së kafshëve, për ata që nuk i druhen klisheve të moralit, të rrokin njohjen përmes dijes.
Kur luanesha janë në vapë, ato bëjnë shumë seks në një ditë të vetme (20 deri në 40 herë) dhe është luanesha ajo që kërkon çiftëzimin.
Pra, nëse një mashkull është i lodhur dhe nuk mund të durojë më, ajo kafshon testikujt e tij, duke i kërkuar që të vazhdojë çiftëzimin.
Kjo tregon se seksi nuk qenka edhe aq privilegj i përparësisë së mbretit, se sa i mbretëreshës.
Temë interesi është edhe reagimet e lunaëve gjatë aktit. Luanët kanë një shprehje të fortë dhe frikësuese të fytyrës gjatë çiftëzimit për shkak të ndryshimeve fizike dhe hormonale që ndodhin. Kur çiftëzohen, luanët meshkuj përjetojnë një rritje të testosteronit që mund t’i bëjë ata të duken më agresivë dhe dominues. Kjo shërben për të pohuar pozicionin e tyre dhe për të penguar meshkujt e tjerë që të mos ndërhyjnë në procesin e çiftëzimit. Femrat gjithashtu shfaqin një shprehje më intensive, pasi çiftëzimi mund të jetë një aktivitet fizikisht kërkues dhe stresues për to. Në përgjithësi, shprehjet e fytyrës me pamje të zemëruar janë një pjesë e natyrshme e sjelljes dhe fiziologjisë së luanëve gjatë çiftëzimit.