Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjesh ç’është e bukur, të dëshirosh ç’është e mirë, ja kush është qëllimi i jetës së arsyeshme, thotë Platoni.
Ai njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin (të ulten). Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hyjni, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit.
Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, “hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend.
Platoni (427 p.e.s. deri 347 p.e.s.)
Platoni ishte një filozof i lashtë grek, i cili jetoi në shekullin e 4 përpara erës sonë. Ai është i njohur si një nga figurat kryesore të filozofisë së lashtë dhe mendimit perëndimor. Platoni ishte nxënës i Sokratit dhe mësues i Aristotelit. Ai është i famshëm për punën e tij filozofike të shkruar, ku dialogët e tij, si “Republika” dhe “Fajet”, shqyrtojnë temat e siç janë drejtësia, e drejta dhe mënyra se si të jetosh një jetë të mirë dhe të moralshme.
Filozofia e Platoni ka ndikuar thellësisht në zhvillimin e mendimit perëndimor, duke përfshirë koncepte si teoria e ideve, teoria e formave të përsosura dhe konceptet e drejtësisë dhe së vërtetës absolute. Ai gjithashtu ka ndikuar në sfera të tjera të dijes dhe kulturës, duke përfshirë artin, politikën dhe shkencën.
Përmbledhtazi, Platoni është një nga figurat kryesore të filozofisë së lashtë greke dhe një nga shpikësit më të rëndësishëm të mendimit filozofik në historinë e perëndimit.
Përgatiti: Albert Vataj