Në një vështrim të ftohtë kjo pikturë ngjanë më shumë si një poster propagande se sa si vepër arti. Kjo edhe për faktin se piktori dhe tematika janë të asaj Rusie ndeshjes sfiduese për mbijetesë. Por jo, nuk jemi në Rusinë bolshevike, jemi ende në Rusinë Perandorake.
Piktura e Nikolay Bogdanov-Belsky “Në derën e klasës”, e krijuar në 1897, është një portret i mprehtë i aspiratave arsimore dhe sfidave me të cilat përballen fëmijët ruralë në Rusinë e fundit të shekullit të 19-të. Piktura, e njohur edhe si “Në derën e shkollës”, përshkruan një djalë, i cili qëndron me hezitim në hyrje të një klase. I veshur me rroba të grisura, një çantë lecke mbi supe, një shpinë dhe një shkop druri dhe kapelen. Këpucët e tij mbajnë ngjeshjen e baltës me kashtën e fushave prej nga ai vjen, me gjas duke ruajtur bagëtitë e familjes ose si një shegert. E gjithë veshja e tij është një panoramë e qartë dhe goditëse e varfërisë që dëshironin dhe që pamundëson fëmijët për të ndjekur ëndrrën e arsimimit.
Qëndrimi dhe shprehja e djalit, ndonëse fytyra e tij është kthyer nga shikuesi, përcjell një përzierje frike dhe shprese, teksa vështron nxënësit e zellshëm brenda klasës. Piktori e ka larë djalin me një dritë që vjen nga brenda klasës dhe e vesh kureshtinë e tij si me një breror. Sfondi i detajuar, me një tabelë shkolle, një hartë dhe kokat e përkulura të nxënësve, thekson mjedisin arsimor dhe dëshirën e djalit për të qenë pjesë e tij.
Përdorimi i dritës dhe ngjyrës nga Bogdanov-Belsky, me një gamë të dominuar nga të verdha dhe kafe, rrit ngrohtësinë dhe realizmin e skenës. Piktura pasqyron përvojat personale të artistit dhe ndjeshmërinë e tij për fëmijët fshatarë, pasi vetë Bogdanov-Belsky dikur qëndronte në derën e një shkolle rurale, duke ëndërruar për shkollim, pavarësisht origjinës së tij nga shtresat e varfëra.
Vendndodhja e pikturës: Muzeu Shtetëror Rus, Shën Petersburg, Rusi.
Përgatiti: Albert Vataj