E qeshur, gjithmonë e qeshur, kjo është motoja ime! Epo, Sokrati ishte një mjeshtër i ironisë. Në Athinë nuk mungonin as arrogantët, prepotentët, acaruesit.
Dhe a e dini se çfarë bëri Sokrati?
Ai dinte të qeshte me ta. Prandaj dua t’ju them diçka. Shpesh ndihesha si një peshk pa ujë! Si vajzë isha e rezervuar, isha e turpshme, isha ajo me të cilën të gjithë qeshnin sepse nuk vishesha si gjithë të tjerët, nuk flisja për gjërat që i interesonin të gjithëve, nuk mendoja si “të gjithë”.
Dhe nëse edhe ti je i ndjeshëm, nëse e do artin, poezinë, librat, me pak fjalë çdo gjë që nuk mund të blihet, të shitet, të flasësh dot, do të gjykohesh i çuditshëm, në një shoqëri që lavdëron demencën, boshësinë, kotësitë.
Por a e dini se çfarë më shpëtoi?
Një gjë shumë e thjeshtë në dukje, por që ndryshon gjithçka: Mësova të qesh me ta! Jo tamam si Sokrati, por duke e patur shtysën e një sfide të realitetit që ti kërkon t’i kundërvihesh.
Qeshni, qeshni me ata që ju thonë se arti është i kotë dhe nuk i shërben asnjë qëllimi, me ata që “nëse nuk e dini se kush fitoi edicionin e fundit të Big Brother”, duhet të jeni të çuditshëm, vërtet të çuditshëm. Kur them se e dua vetminë, më shikojnë gjithmonë keq! Dhe unë gjithashtu kam mësuar të qesh me ta!
Një fjalë e urtë hebraike thotë: Njeriu mendon, Zoti qesh. Merre jetën me ironi dhe mos i thuaj kurrë jo një të qeshuri të mirë, sepse kjo është një nga ato gjëra që jo vetëm e zgjat jetën, por edhe e zgjeron atë! Dhe mbi të gjitha, dhe kjo është diçka që dua t’u them fëmijëve, mësoni të mos kujdeseni për kritikat.
Çfarëdo që të bëni, gjithmonë do të jetë dikush i gatshëm t’ju kritikojë. Për t’ju dënuar. Për t’ju bërë të ndiheni gabim. Këtu në rrjetet sociale më kanë thënë lloj-lloj gjërash! Dhe kështu është edhe në jetë: gjithmonë do të ketë dikush që do t’ju thotë se e keni gabim, se nuk jeni mjaftueshëm inteligjent, se ajo që bëni ose mendoni nuk është e drejtë.
Dëgjoni çfarë kanë për të thënë, buzëqeshni dhe dërgojini me dashamirësi në ferr, këtë ju rekomandoj! Dhe atyre që duan të më lëndojnë me keqdashjen e tyre, dua t’u përgjigjem me një buzëqeshje! Buzëqeshni kur të tjerët duan t’ju rrëzojnë. Buzëqeshja ju bën të fortë. Të bën të lehtë. Të bën të pamposhtur.
Aristoteli tha se ka vetëm një mënyrë për të shmangur kritikat: mos bëni asgjë, mos thuaj asgjë dhe të jesh askushi. Interneti, në veçanti mediat sociale, duket se kanë legjitimuar supozimet, arrogancën dhe vrazhdësinë.
Çdokush ndjen të drejtën t’ju thotë se çfarë duhet të bëni, cila është mënyra e duhur për të menduar, çfarë duhet të shkruani. Përdorni një pikturë në një postim që për ndonjë arsye nuk i pëlqen personi i vrazhdë në fjalë? Ti je idiot. Shkruani diçka që ofendon moralizmin e tjetrit? Kjo që shkruani është e rrezikshme dhe mashtruese. E keni fjalën për shkrimtarët rusë? Thjesht, ju jeni të punësuar nga Cari. Ka njerëz që janë mure. Fjalë për fjalë. Është e kotë të flasësh, të debatosh: ata kanë të drejtë dhe ti e ke gjithmonë gabim. Çfarëdo që të bëni, gjithmonë do të kritikoheni. Nga ziliqarët, nga ata që janë të bindur se dinë gjithçka dhe më mirë se ju, nga ata që thjesht kërkojnë ndonjë justifikim për të debatuar. Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj është vetëm një: injoroni ato!
Përgatiti: Albert Vataj