Më 31 maj të vitit 1594 vdiq, Tintoretto, (1518 – 31 Maj 1594). Nofkatë cilën ai mbajti dhe që mbetet si emri i tij i dytë ishte Jacopo Comin. Tintoretto është një nga përfaqësuesit e njimendtë dhe nga më të spikaturit e shkollës së Rilindjes Italiane. Energjia shpërthyese e këtij dimensioni estetik të penelitishte e ndryshtë përnga intensiteti dhe forca vërshuese e kumtit artistik. Kësodoreai u quajt “I furishmi”. Puna e tij karakterizohet nga figura muskuloze, gjestedramatike dhe përdorim i spikatur i perspektivës në stilin manierist, ndërsa nëvazhdën e krijimtarisë së tij ruajti ngjyrën dhe ndriçimin tipik të shkollësveneciane, të cilës ai i përkiste.
Qëndrimi përpara një prej kompozimeve epike të Tintoretto-s do të përfshihet në një botë aktiviteti të trazuar, të mbushur me figura muskulore të ndërlidhura në modele ritmike të trazirave emocionale dhe konfrontimeve dramatike. Fillimisht të pikturuara për të dekoruar brendësinë masive të sallave të mëdha dhe tavaneve të mëdha, skenat kërcënojnë të thyejnë barrierat midis hapësirës fiktive pikturale dhe botës fizike. Shën Marku zbret nga qielli për të mbrojtur një skllav të pambrojtur, Krishti qëndron mes dishepujve të tij dhe një skenë kaotike të shoqëruesve gjatë Darkës së Fundit biblike, madje edhe autoportretet e tij të veçanta zbulojnë shpirtin e artistit në vend që thjesht të shfaqin stilin e tij. Aftësia e Tintoretto-s për të shembur këto barriera emocionale dhe fizike midis shikuesit dhe shtjellimit krijues e vendos artistin në kundërshtim me dekorin e krijuar të idealizmit të Rilindjes, duke e veçuar menjëherë këtë artist të Shkollës së Venecias nga shumica dërrmuese e bashkëmoshatarëve të tij. Në vend të kësaj, punimet e tij të trazuara me penel vendosën skenën për brezat pasardhës të artistëve, të cilët do të ndërtonin mbi trashëgiminë e tij të mëkimit artistik, duke u larguar nga një natyralizëm idilik drejt një ndjesie në rritje të abstraksionit.
Më i madhi i 21 fëmijëve, piktori me një talent të lindur u dërgua nga i ati në studion e Titian, për të cilin thuhet se e përzuri vetëm pas dhjetë ditësh. Hamendje orvaten ta cilësojnë këtë dëbim si ndjenjë xhelozie e Titianit për Tintoretto. Që prej asokohe, Tintoretto ngeli admirues i Titian, me gjithë akullsinë e murit që ndante këtë njohje. Talentin shpërthyes të Tintoretto nuk do ta ndalte ky dëbim, përkundrazi, do t’i ndërsente edhe më egër admirimin e tij për pikturën, do ta flakëronte më furishëm talentin e tij të pazakontë. Ai filloi të studionte vetë me zell dhe përkushtim të madh, ngadhnjyeshëm, ditë e natë, ndërsa koncepti i tij fisnik për artin dukej nga mbishkrimi që vendosi mbi studio “Vizatimi i Michelangelo dhe ngjyrat e Titian”. Ndihmoi pa pagesë Andrea Schiavone në piktura murale, tashmë të zhdukura prej kohësh ishte e varfër. Pikturimi falas, xhindosi 4 mjeshtra të asaj kohe, të ftuar për të konkurruar, përfshirë Paolo Veronese, muret e Shkollës së Madhe të SanRocco. Vazhdoi të bënte punë të tilla, duke pranuar çdo pagesë të mundshme nga porositësit. Më vonë, bashkë me Veronese, realizuan disa prej monumenteve piktoreske nga më të shkëlqyerat në botë, megjithëse sot të degraduara.“Parajsa” e Tintoretto është piktura më e madhe realizuar ndonjëherë në kanavacë dhe konsiderohet kryevepër e pashoqe, ndërsa u mbijetoi tre shekujve mospërfillje.
Pagesa për “Parajsën” nuk ishte vendosur ende kur ajo kishte nisur puna, por Tintoretto u tha senatorëve, se i ishte lutur Zotit që ta paguante pas vdekjes. Kur piktura përfundoi gjithë Venecia u mblodh ta duartrokiste dhe i’u kërkua artistit të vendoste vetë pagesën, por ai ua la në dorë autoriteteve. Thuhet se shuma nuk ishte aq e madhe, megjithatë ai e ktheu një pjesë, “sepse nuk ishte aspak i babëzitur për pasuri”. U sëmur, nuk fjeti e nuk futi gjë në gojë për dy javë, derisa u varros pranë vajzës së tij të preferuar, e cila vdiq 30 vjeç, portretin e së cilës e kishte realizuar zemërplagosur në çastin e saj të fundit. Vetë Marietta ishte një piktore portretesh e talentuar, si edhe muzikante, vokaliste e instrumentiste, por sot shumë pak punë të saj janë të njohura. Thuhet se kur ishte 15 vjeç ndihmonte babain në art e veshur si djalë. Tintoretto i donte gjithë artet, luante në lahutë e instrumente të tjera, disa prej tyre shpikje të vetat, dhe dizenjoi kostume teatrore e bëri disa shpikje mekanike. Nuk pranonte askënd në studio e rrallë qeshte, pavarësisht se i bënte të tjerët gjithmonë gazmorë. Gruaja e vet, e cila i vishte me zor një rrobë veneriane kur dilte jashtë, i fuste para në xhep, por ai i harxhonte të gjitha me të varfër e të burgosur. Mendimi i venedikasve ishte se ai përdorte tre penel: një të artë, një të argjendtë dhe një të hekurt. Sebastiano del Piombo thoshte për të se mund të pikturonte në dy ditë aq sa ai vetë në dy vjet. Si portretizues quhet i paarritshëm. Një një aspekt, dinamizmin e kompozimit, përdorimin dramatik të dritës dhe efektet perspektive të theksuara, Tintoretto duket si një piktor barok i parakohshëm.
Jacopo Tintoretto la një gjurmë të pashlyeshme në pikturën veneciane të shekullit të 16-të dhe më gjerë. Qasja e tij unike ndaj krijimit të artit me penelata të shpejta, të lirshme dhe kontraste të forta midis dritës dhe errësirës sfidoi thellësisht stilin tradicional të mjeshtrit ikonë Titian, Paolo Veronese dhe bashkëkohësve të tij venecianë. Kompozimet e tij të guximshme ofruan një stil alternativ ndaj inskenimit hierarkik të pikturave tradicionale të Rilindjes. Për shkak të kësaj, Tintoretto shpesh lidhet me piktorët manieristë të periudhës së mëvonshme të Rilindjes.
Ndikimi i tij, megjithatë, u ndje shumë kohë pas kohës së tij. Kompozimet shumë dramatike dhe pothuajse teatrale të Tintoretto-s do të shërbenin si frymëzim për zhvillimin e lëvizjes së artit barok të shekullit të 17- të . Ndikimi i stilit gjestik, i dukshëm për gjurmët e penelit të tij, kumbon në stilin pasionant të Diego Velázquez dhe Peter Paul Rubens. Autoportreti i hershëm, i datës 1548, konsiderohet si një precedent i atyre të artistëve të mëvonshëm, duke përfshirë Rembrandt; ndërsa gjendja soditëse e autoportretit të tij shumë më vonë, u përshkrua nga ikona moderniste Edouard Manet si “një nga pikturat më të bukura në botë”.
Ndikimi i Tintoretto vazhdon të përshkojë botën e pikturës, duke ndikuar më së shumti artistët bashkëkohorë në aspektet madhështore, ekspresioniste të kompozimeve të tij. Sipas Echols dhe Ilchman, “në kohën tonë, piktorë të tillë si Emilio Vedova, Anselm Kiefer dhe Jorge Pombo e kanë matur veten në mënyrë specifike kundër Tintorettos, duke krijuar piktura të mëdha të mbushura me penelata të guximshme dhe efekte koloristike”.
Tintoretto, do të mbetet një nga artistët që krenon njerëzimin me punën e jetën e vet.
Albert Vataj