At’Gjergj Fishta duke kurorëzuar martesën e shtypshkruesit në Shkodër! Foto Marubit, daton më 17 maj 1936, është shkrepur prej mjeshtrit Kel Marubi në kishën françeskane në Gjuhadol & Shkodër, në ceromoninë e martesës të topografit të shtypshkronjës së fretneve Shuk Leniqi me Lajde Daija, ditën e kurorëzimit të martesës së tyre nga At’Gjergj Fishta.
Nuk është e njohur ndonjë foto tjetër e Fishtës në një rast sakramenti si ky.
Ishte viti 1936, kur Fishta ishte 65 vjeç dhe kur mosha e famës së tij kishte mbërritur në majë. Me siguri ka qenë një shtysë e e fortë se Shuk Leniqi ishte tipografi i shtypshkronjës së fretënve.
Kjo ceremoni e veçantë, pati jehonë në Shkodër nga që celebrimin e bëri vetë Pader Gjergji Fishta (rasti i vetëm i tij, me modesti e fisnikëri) e u ndoq prej shumë zonjave e zotnive me veshje moderne të kohës, familjarë, miq e shokë të ftuar në dasmë.
Së pari, vlera qytetse e estetike që fotoja ka. Në foto janë rreth shtatëdhjetë persona, burra e gra, por edhe fëmijë. Të gjithë të veshur bukur e shik, prej te më i madhi e deri te më i vogli. Çifti, me veshje klasike të rastit , nusja me vel e kunorë, të dy të ulun ne gjunj, në momentin e ndërrimit të unazave, duke ia vendosur unazën në gisht njëritjetrit, simboli i bashkimit e krijimit të familjes së shejtë, me besim e dashni aty në shtëpinë e Hyjit, si bërthama themelore e shoqnisë. Kumarët, dëshmitaret e martesës, janë zotni Palok Noga (me qirin tradicional në dorë) dhe Kolë Mjeda me te shoqen. Në sfond të fotos kori i kishës. Secili i venduem me vend e me rend, simbas lidhjes e përafrisë që kishin me çiftin protagonist e me rastin e papërsëritshëm të tyre në jetë, siç është kurorëzimi i martesës në kishë për katolikët. Cilësia e fotos është e tillë , sa personat që pozojnë aty njihen fytyrë për fytyrë e emër për emër. Edhe pse fotoja është e gati 90 vjetëve më parë. Se përndryshe, për nga kompozimi dhe elementët e përgjithshëm të saj, por edhe prej paraqitjes së pozantëve nuk kishte se si të dallohej, nëse fotoja ishte bërë në Venecia, Firence, Romë, Vjenë a diku tjetër në Europë.
Së dyti, në foton e një momenti solemn familjar të një familjeje qytetse të Shkodrës janë edhe, më së paku tre persona publikë, njeri më me peshë se tjetri. Edhe kjo shejë e një bashkëjetese plot kulturë e sharm, në harmoni të plotë të qytetarëve, me rendet e klasat e shoqërisë që përfaqësojnë. Meshtari i zgjedhur për kunorzimin, françeskani i madh At Gjergj Fishta, Kolë Mjeda (1885-1951) d*eputeti i Shkodres për disa legjislatura e zv.*president i A*samblesë K*ombëtare, mbajtës edhe i posteve të tjera p*ublike të kohës, k*ryetar i B*ashkisë së Shkodrës (1924-’25), p*refekt i Dibres e d*eputet i saj, gjithashtu. Po edhe më i riu i tyre, prifti i saposhuguruem asokohe, dom Ernest Çoba, do të ishte Arqipeshkvi i fundit i Shkodres, cili ndrroi jetë në mënyrë enigmatike në spitalin e burgut të Tiranës, në dimrin e vitit 1980 (8 janar).
Kjo ceremoni e veçantë, pati jehonë në mbarë Shkodrën nga që celebrimin e bani Pater Gjergj Fishta (rasti i vetëm i tij, me modesti e fisnikni).
Po pse atëherë dasmën e Shuk Leniqit e shuguron Fishta?! Dhe ndodhte tani (viti 1936), kur Fishta ishte 65 vjeç dhe kur mosha e famës së tij kishte mërrijt në maje. E kur veprimet e punët sakramentare për té, tashma ishin gjithnji e më të pakta . Me siguri ka qenë një shtysë e empati e fortë. Shuk Leniqi ishte tipografi i shtypshkronjës së fretënve, që e sa shkrime e libra edhe të Fishtës ka shtypur, dhe kjo ishte vetmjaftueshëm për pader Gjergj Fishtën që të nderonte me pjesmarrjen e tij kororëzimin e martesës të Shuk Leniqi me Lajde Daija në Kishën e Gjuhadolit në Shkodër.
(Kjo foto e Kel Marubit, është ruajtur nga Lukë Luka, foto e arkivit të familjes së tij, foto që ja ka dhuruar shtëpisë botuese “Gjergj Fishta” Lezhë, drejtuesit F.Kulli)
Marrë nga publikimi i Vllaznit Domgjon