Ashtu si me çdo gjë të çuditshme, loja e dëlirësisë është një mënyrë për të eksploruar një version fantazie të diçkaje që, nëse do të ndodhte “realisht” do të ishte në të vërtetë mjaft e pakëndshme.
Të qenit i mbyllur në një pajisje dëlirësie mesjetare do të ishte e rëndë dhe me shumë mundësi e keqe për shëndetin dhe ekstremisht antihigjienike, jo vetëm në kontektin kohorë të sotëm, por edhe për atëherë, kur mendojmë se ishin gratë e fisnikëve dhe rangjeve më të ulëta, ata që i nënshtroheshin këty praktikave. Kjo jo vetëm se masa të tilla mbrojtëse, kushtonin, por se dlirësia ishte një status social.
E vërtetë ose jo, ato janë përdorur për të gjitha llojet e arsyeve të ndyra. Që nga ndëshkimet e çuditshme të autoriteteve fetare dhe magjistarëve, te masat parapraket të bashkëshortëve, kur ata nuk ishin në shtëpi, deri tek parandalimi i përdhunimeve gjatë rrugës.
Por faktet që rreken të trajtojnë këto praktika mesjetare dhe rrëfenjat, objektet që kanë mundur të vijnë si dëshmi e aludimeve, se këto mënyra janë përdorur vërtetë edhe pse janë disi të mjegullta, shpesh kontradiktore, kanë rrëmbyer interesimin e njerëzve. Gjithnjë ata janë intriguar, nxitur nga kurioziteti, e pse jo joshur nga trillet dhe fantazitë e shpenguara, të cilat përpiqen që secila të jetë më e bukur dhe më bindëse. Ballafaqimi i sajesave me faktet nuk është konsideruar. Njerëzve u ka interesuar të bashkëngjitin edhe këto histori me legjendat dhe mitet e mesjetës së errët, si qasje për t’u argëtuar. Ndoshta, shumica e gjërave më të tmerrshme të dëlirësisë nuk kanë ndodhur kurrë, por gjithsesi…
Dlirësia është e nxehtë. Dhe është e nxehtë për shkak të një rrjeti kompleks të grupimeve kulturore, seksuale dhe historike. Njerëzit e çuditshëm nuk e shpikën ato nga asgjëja, patjetër që diçka në këtë hendek të errët të zhvillimeve dhe ngjarjeve në mesjetë, bartnin ndodhi të tilla, të cilat shkonin dhe vinin, pavarësisht se në një ritëm të ngaltë, ata sërish ishin prezent dhe përpiheshin, si një nevojë për t’u informuar, për të marrë vesh se çfarë dhe qysh ka ndodhur. Në fakt, një obsesion me idenë e dëlirësisë (dhe mjeteve për zbatimin e dëlirësisë) ka ekzistuar për një kohë, këtë nëse ka prej tyre të prirur që ta përjashtojnë, ka fakte që kokëfortësisht sjellin bindjen se kanë qenë praktika të aplikuara.
Mbathjet e dëlirësisë në kohët mesjetare
Është një fakt i njohur dhe i pranuar përgjithësisht, se mbathjet e dëlirësisë ishin një gjë e palikuar në kohët mesjetare. Kalorësit i mbyllnin të dashurit e tyre në këto pajisje metalike, përpara se të niseshin për në kryqëzatë, plaçkitje ose çfarëdo që bënin kalorësit e asaj kohe. Vajzat e bukura i vishnin ato kur udhëtonin nëpër vendin e banditëve, për të ruajtur virtytin, nëse karvani i tyre sulmohej dhe ata rrezikonin të binin pre e përdhunimeve.
Qarkullojnë foto të tyre. Ju mund të shihni edhe mbathjet mesjetare të dëlirësisë në muze. Ata duhet të jenë një gjë e vërtetë, apo jo?
… janë bërë ose janë veshur gjatë mesjetës, të tilla mjete mbrojtëse të dlirësisë, është një dilemë. Ndoshta studiuesit dhe ekspertët e kanë injoruar diçka të tillë, duke bërë të njëjtën gjë edhe vetë koha, e cila e kapur për fyti nga morali puritan, ose ka patur frikë të flasë për praktika të tilla, ose në rastin më të mirë, në përpjekje për t’i injoruar, i kanë bërë objekte satirike, ose i kanë përdorur si mjete, më të cilat ata luftonin ose kohën ose shthurjen. Gjithsesi një vështrim i përciptë në shumicën e gjërave që pretendojnë, se janë mbathje dëlirësie mesjetare, duhet të jetë e mjaftueshme për të përcaktuar se ato do të ishin të pakëndshme, joefektive dhe jopraktike.
Pra, nga vjen ideja se mbathjet e dëlirësisë ishin në përdorim të zakonshëm në kohët mesjetare?
Dëshmia që mbathjet e dëlirësisë janë një kulturë e mesjetare, janë të pakta në rastin më të mirë. Ju mund të gjeni një vizatim të njërit në Bellifortis – një manual i ilustruar i teknologjisë ushtarake nga Konrad Kyeser von Eichstadt. Por ky tekst përfshin gjithashtu një sërë shpikjesh fantastike dhe imagjinare.
Duke marrë në vlerësim këtë trajtesë ne shohim vizatime të viteve 1500, të grave të kyçura në mbathjet e dëlirësisë, ndërsa burri i tyre del nga dera. Këto imazhe zakonisht kanë një gjë të përbashkët, megjithatë: ka gjithmonë një ose dy dashnor duke pritur në sfond, me një kopje të çelësit. Këto fotografi nuk janë një përshkrim akademik i mënyrës se si kanë jetuar njerëzit e vërtetë, janë ilustrime grafike, të cilat shpesh referohen historive ose ilustrojnë rrëfimet.
Ka gjithashtu edhe referenca të tjera për mbathjet e dëlirësisë, por ato janë pothuajse gjithmonë retorike ose të destinuara për shaka. Që çon në një përfundim të thjeshtë se mbathjet e dëlirësisë mesjetare thjesht nuk ekzistonin në të vërtetë.
Shumë prej mbathjeve të ekspozuar në muzetë anembanë botës pretendohen si të rreme, të krijuara në shekullin e 18-të ose të 19-të nga farkëtarët viktorianë me një sens humori të keq (ose një rrymë e keqe për idenë e vajzave mesjetare të mbyllura në dëlirësi).
Muzeu Britanik, për shembull, shoqëron me këtë shënim shfaqjen e pajisjeve të dëlirësisë: “Ka të ngjarë që shumica e shembujve ekzistues janë bërë në shekullin e 18 dhe 19, si kuriozitete për ata që kanë nevojë, ose si shaka për ata që nuk kanë shije…”
Si përfundim, pavarësisht mënyrës së trajtimit, ata janë objekt në romane dhe libra referent historik. Duke ju referuar arsyetimit mesjetar, normës së rreptë të dlirësisë dhe besnikërisë së grave, jemi të prirur të arsyetojmë se ata sigurisht që kanë ekzistuar si mjet në zbatueshmërinë e normës sociale.
Përgatiti: Albert Vataj