Albert Vataj: Zgjim me nji puthje
Nadja e mir’, ty dritë qi t’puth kjo rreze,
Tue t’zgjue prej andrrës, e tue t’përkund ndër andje!
Nadja e mir’, tamëltim i dëshirimeve,
Kandje qi prek me vezullim ditën,
E ndez me shpirtje dritën.
Tue u mbush me frym jam,
Ç’ka nata ka shterr e ç’ka agut e bjerr.
Nadja e mir’ i kjoft njasaj zemre,
Loçke qi çohet me krah e jeton me flatra,
Kumton me adhurim, e kangës i’a cek çdo cicërime.
T’preku me puthje tue t’prish andrrën,
E n’tjetër andërr t’kredhi andshëm,
Siç di e sa due pa u drasht,
Njaq sa t’muj, si tue dëshirue me t’dasht.
Nadja e mire të kjoft ty shpirt,
që gufon mungueshëm rrokjeve t’mija.
Ta putht synin njajo drit qi kqyr mue,
Njaja, që më prek mue buzën tande,
E n’shpirtin m’kall mu.
Ardhsha me frymën që t’hov nxitimi,
E ta hovsha pesh njat krahnor,
Gjoksin ku prehen andjet e dëshirave qi m’kanë prush andrrat.
E dritshme kjoft vullnesa e njatij shpirti,
Qi gufueshëm i nepet njatij krahnori,
Kur tafti i freskët i agut mbështet kokën,
Sall njaty ku due me rrëzue puthjet.
Kjosh gjithmon veç andërr,
Andja jeme e dishruese,
Kjosh ç’ka e mëkoj me shpirt,
E qëndis me fjalë,
Ç’ka e mylmej me zemër dhe e ndez me afsh.
T’kjoft andje, andrra jeme,
Ty qi t’xen gjumi n’kraht dehjeve t’ashfshit tem,
E çil syt n’prehnin e njatij shkulmi drite,
Qi ty t’mbush me frym, mu m’ndez me diell.