Dëgjova nënën time që kërkonte kripë nga fqinjët. Por ne kishim kripë në shtëpi. E pyeta përse u kërkonte fqinjëve kripë ndërkohë që ne kemi. Dhe ajo m’u përgjigj:
-Sepse fqinjët tanë bëjnë një jetë modeste, shpesh të vështirë, kanë të ardhura minimale dhe heraheras na kërkojnë diçka që u nevojitet, dhe ne sigurisht që u’a japim me gjithë zemër, por kjo nuk mjafton.
Po atëherë, pyet me habi, vajza nënën?!
Eh moj bij, shfryu më dashamirësi nëna, duke vijuar:
– Edhe ne herë pas here u kërkojmë diçka të vogël dhe të lirë, që të ndjejnë se edhe ne kemi nevojë për ta. Në këtë mënyrë ata do të ndihen më rehat dhe më të lehtësuar, që të vazhdojnë të na kërkojnë gjithçka që u nevojitet dhe ne t’i ndihmojmë pa i lënduar në sedër.
Në fund të fundit të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin, dhe duke dhënë dhe marrë, hendeku i diferencës sociale fashitet, duke u ndjerë të gjithë të dobishëm dhe të barabartë ndërvedi. Sepse nuk është dhe nuk duhet të jetë paraja mur ndarës mes njerëzores dhe shpirtit.
Respekti për dinjitetin njerëzor është padyshim një nga ndjenjat më fisnike dhe i takon zemrave të bardha ta dëbojnë natën që kërkon të na ndaj duke na hyrë në mes.
Dhe pikërisht këtë kam mësuar nga prindërit e mi… kujton vajza.
Le ta edukojmë fëmijën empatik dhe të përulur, human, bujar dhe mbështetës, edhe me vlera të tjera për t’u nderuar dhe paqtuar shpirtërisht..!!!
shkruan Fatima Anfig.
Dikur kjo skamje dhe nevojë për shoshoqin, nuk mundi të na bënte të pasur, por na bëri më të dashur dhe më të lidhur me njëri-tjetrin, dhe më të lumtur se sot, sot kur smira dhe xhelozia po plasin zemra dhe rrënojnë shpirtra.
Përgatiti: Albert Vataj