Penelata të shkujdesura nën një trysni dhe temp të tendosur. Kolorit që krijon nuance dhe dritëhije që përcakton caqet kompozicionale si në një lojë të stuhishme vibrimesh. Sy shkënditës vezullojnë në portretet e tij, duke dehur me trukun e magjistarit. Ai nuk përdorë penelata të holla për të plazmuar botën shpirtërore të personazheve, por është vetë loja e zhdërvjellët e pikturimit që e zhvesh të padukshmën e brendshme, si drita sheh ditën ku derdhet.
Nikolai Ivanovich Fechin, piktori ruso-amerikan, është një nga përfaqësuest më të spikatur të impresionizmit modern. Ai ishte kryesisht i njohur për portretet dhe veprat e tij me amerikanë vendas. Pasi u diplomua me notat më të larta nga Akademia Imperiale e Arteve, udhëtoi në Evropë nën një Prix de Romë, ai u kthye në Kazan-in e tij të lindjes, ku dha mësim pikture. Ai ekspozoi punën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara më 1910 në një ekspozite ndërkombëtare në Pittsburgh, Pennsylvania.
Pasi emigroi me familjen e tij në New York më 1923 dhe punoi atje për disa vjet, Fechin u sëmur nga tuberkulozi për tu detyruar të transferohet në Perëndim për një klimë më të thatë që e favorizonte për problemet që ai kishte me shëndetin.
Ai dhe familja e tij u vendosën në Taos, New Mexico, ku u magjeps nga vendasit amerikanë dhe peizazhi që u shpalos para endjes së tij adhuruese prej qëmtuesi të mprehtë dhe përplot shpirt krijues.
Puna e tij më e mirë ndërsa ishte në Shtetet e Bashkuara ishte prej këtyre elementëve. Shtëpia e tij në Taos është e shënuar në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike dhe përdoret si Muzeu i Artit, Taos. Pas largimit nga Taos në 1933, Fechin përfundimisht u vendos në Kaliforninë Jugore.
Ai ka krijuar më shumë se 2000 vepra në koleksionet e mbi 30 muzeve në Shtetet e Bashkuara, për të mos përmendur koleksionet private. Koleksioni më i madh i veprave të Nikolai Fechin në Rusi (189 ekzemplarë) ndodhet në Muzeun e Arteve të Bukura të Tatarstanit ( Galeria e Arteve Khazine në Kazan Kremlin ). Puna e tij është e përfaqësuar edhe në muzetë e Shën Petersburg, Cheboksary, Kozmodemyansk, Kirov, në koleksione private.
Nicolai Fechin vdiq në Santa Monica më 1955. Fechin mësoi grupe të vogla në studion e tij në Santa Monica dhe ishte pikërisht këtu që John Coleman Burroughs u bë një student i preferuar dhe i përkushtuar.
Albert Vataj