Kopjimi ishte një ushtrim për piktorët fillestarë, por ai nuk u vu në siklet ta bënte këtë. “Unë mund t’ju siguroj se më intereson jashtëzakonisht shumë të bëj kopje” i shkruan ai vëllait të tij, Theo.
Duhet të mos e lëmë mënjanë faktin se Van Gogh nuk kishte marrë ndonjë trajnim akademik për pikturë. Ai kishte mësuar të vizatonte dhe të pikturonte përmes praktikimeve të pafund. Gjatë përsosjes së kësaj përvoje kishte hasur vështirësi në trajtimin e personazheve në punë. Kopjimi, ose huazimi i subjektit ishte një qasje së cilës ai nuk i’u shqit deri në fund të karrierës së tij.
Këto dy piktura janë: (majtas) “Korrësi” punë e Jean-François Millet, vaj në kanavacë e përmasave 38 x 27 cm, viti 1853, (djathtas) është një tablo e Van Gogh, teknika, vaj në kanavacë, përmasat 43,5 x 25,0 cm, Saint-Rémy, shtator, 1889
Konstatohet pa shumë mund një lloj ngjashmërie mes këtyre dy punëve. Edhe pse ato kanë specifika dalluese të thella, në përdorimin e ngjyrës dhe trajtimin e figurës, sikurse në shprehjen estetike dhe penelatat e aplikuara. Van Gogh është ndoshta nga të vetmit piktor në historinë e pikturës, të cilin e identifikon penelata dhe paleta e ngjyrës, e cila ka mbetur unike dhe e paimitueshme, pavarësisht se huajtja e subjekteve duket se e kompromenton krijimtarinë e tij. Por jo. Ai e ka përsosur subjektin duke e idealizuar në një trajtim krejt të ndryshtë, aq sa sot pas ka vitesh tabloja e tij është e tija dhe pikë.
Van Gogh gjatë qëndrimit në Saint-Rémy, një provincë në Jugu i Francës, bëri njëzet e një imitime nga vepra e Jean-François Millet. Van Gogh nuk kishte ndërmend që veprat e tij të ishin kopjime të mirëfillta të origjinaleve, shkruajnë kritikët. Duke folur posaçërisht për punimet pas Millet, ai shpjegoi, “nuk është kopjim i pastër dhe i thjeshtë që dikush do të bënte. Përkundrazi është përkthimi në një gjuhë tjetër, në atë të ngjyrave, përshtypjet e kiaroskuro dhe bardh e zi”.
Albert Vataj