A jeni ndjerë ndonjëherë sikur ju është dashur të ngjiteni në një mal për të arritur qëllimet tuaja? Një mal kaq i lartë dhe i pjerrët, sa të duket e pamundur të ngjitesh? Një mal që, mbase, keni kontribuar për ta krijuar me; frikën, pasiguritë, hezitimet dhe gabimet tuaja, papritur konstatori se për ju është një pengesë që duhet mundur me çdo kusht.
Por ju nuk dini mënyrën dhe ju mungojnë mjetet për ta bërë këtë. Ja ku është një libër që ju tregon se si, ju udhërrëfen. Është “Ti je mali. Transformimi i vetë-sabotimit në vetëkontroll” libër nga Brianna Wiest, një autore, poete dhe gazetare amerikane, që ka bërë për vete miliona lexues me artikujt dhe librat e saj mbi spiritualitetin dhe inteligjencën emocionale.
Brianna Wiest na shoqëron në ngjitjen në majën e vetëdijes, duke na mësuar të njohim mundësitë që fshihen pas pengesave që hasim gjatë rrugës. Por a është vërtet e mundur të arrish në majë? Sekreti është të vazhdosh me hapa të vegjël: ndalo vetësabotimin, kultivo inteligjencën emocionale dhe afrohu me pjesën tënde më autentike; përpiquni ta shikoni realitetin nga një këndvështrim tjetër; dëgjoni dhe kënaqni nevojat aktuale të trupit dhe mendjes; lini pas gabimet e së shkuarës dhe sjelljet vetëdëmtuese.
Në këtë libër, Wiest na shoqëron të ngjitemi në majën e mundësisë, duke na mësuar të njohim kapacitetet dhe energjitë tona të pashfrytëzuara që fshihen pas pengesave që hasim gjatë rrugës. Por a është vërtet e mundur të arrish në majë? Sekreti është të vazhdosh me hapa të vegjël: Përpiquni ta shikoni realitetin nga një këndvështrim tjetër.
Ky libër është një ftesë për të mos u dorëzuar, për të trajnuar elasticitetin dhe për t’u bërë versioni më i mirë i vetes. Është një libër që na bën të kuptojmë se mali nuk është pengesë, por sfidë. Dhe se mali jemi ne, dhe duke njohur veten dhe rrjedhimisht, pamundësimet, hezitimet, mëdyshjet, t’i vlerësojmë dhe t’i konsiderojmë si lartësim dhe thepisje e këtij mali që ngremë në rrugën e jetës. Kësisoj, ne ndeshemi me veten në këtë përleshje me malin.
Me zërin autentik dhe empatik që ka ndryshuar jetën e mijëra njerëzve, Brianna Wiest na shoqëron në ngjitjen në majën e vetëdijes , duke na mësuar të njohim mundësitë që fshihen pas pengesave që hasim gjatë rrugës.
Ky nuk është një libër teorie, por praktike. Çdo kapitull ofron ushtrime, zakone dhe këshilla për të zbatuar parimet e përcaktuara.
Përmbajtja është e thellë, origjinale, e dobishme. Autoria trajton tema të tilla si vetësabotimi, inteligjenca emocionale, ndryshimi, e ardhmja, me një vizion holistik dhe pozitiv. Ajo nuk përshkruan vetëm problemet, por ofron zgjidhje. Ajo nuk ndalet në të kaluarën, por shikon nga e tashmja dhe e ardhmja. Ajo nuk gjykon, por inkurajon.
Përgatiti: Albert Vataj