Ndëshkimi i një keqbërësi pa i dhënë mjetet për të korrigjuar veten nuk mund të përkufizohet si drejtësi, por hakmarrje. Sa shumë e mashtrojnë veten se duke i burgosur kriminelët po u mësoni!… Nuk është aspak kështu, përkundrazi shpesh bëhen më keq se më parë. Të tjerë mendojnë se duke i dënuar me vdekje, po kryhet një eliminim spastrues. Por kur mushkonjat shfarosen pa u marrë me kënetat, mushkonjat bëhen më të shumta se më parë; Nuk e keni vënë re?
Dhe mushkonjat e një specie të caktuar qarkullojnë në shoqëritë tona. Nëse nuk doni më të thumboheni, nuk duhet t’u lini atyre kushtet në të cilat mund të shumohen.
Përgatiti: Albert Vataj