Kush e ka lexuar librin e “Lulet e Mollës” dhe nuk është përlotur nga dashuria tragjike Migen Devid një fshatareje të thjeshtë nga një fermë e largët angleze me Frenk Esherstin një student, i cili kishte buajtur për disa ditë në fermën e të afërmve të saj. Kush nuk është magjepsur nga peripecitë dhe emocionet shpërthyese e historisë së dashurisë së Ada dhe John tek “Saga e Forsajtëve”.
Kush nuk do të rrëmbehej prej kureshtisë të dinte se kush ishte ai. Ai ishte John Galsworth, fitues i çmimit “Nobel” më 1932, i cili u shua fiks dy muaj nga ky laurim. Është pra fjala për John Galsworth, një nga autorët më të njohur anglez, një nga shpirtrat që skaliti me kaq pasion dhe përkushtim, me kaq zjarr dhe ndjenjë saqë edhe sot pasi i ke lexuar dhe rilexuar ato libra të përlotin, të magjepsin.
Ai ditëvdiq sot 90 vite më parë, më 31 janar 1933 duke lënë pas jo vetëm këto dy kryevepra, por edhe një kolanë e begatë krijimtarie, e cila është edhe ajo po kaq e vyer, po kaq ngjethëse, e pavdekshme.
Ai vinte nga një familje e pasur tregtare. I trajnuar si avokat, ai kaloi në të shkruar sapo babai i tij vdiq. Edhe më parë ai kishte shkruar katër libra me pseudonim. Veprat e tij kryesisht trajtonin sistemin e klasave shoqërore të përhapur në atë kohë. Ai u përqendrua veçanërisht në klasën e mesme të lartë të cilës i përkiste familja e tij. Ndonëse i trajtonte personazhet e tij me simpati, ai vuri në pah snobizmin e tyre mendjengushtë dhe vlerat mbytëse morale. Prirjet përvetësuese të kësaj klase u projektuan prej tij si moralisht të gabuara. Në të njëjtën kohë, ai gjithashtu bëri fushatë për një sërë kauzash si e drejta e grave dhe mbrojtja e kafshëve përmes shkrimeve të tij. Drama e tij ‘Drejtësia’ çoi në reforma, në burg. Kur në vitin 1917, atij iu ofrua titulli kalorës, ai e refuzoi duke thënë se shkrimi ishte shpërblimi më i madh i një autori. Megjithatë, më vonë ai pranoi Urdhrin e Meritës dhe gjithashtu Çmimin Nobel. Ndonëse nga natyra nuk ishte aspak shoqërues, ai kishte disa miq të ngushtë që i përkisnin rrethit letrar.
Pas vdekjes së Galsworthy, popullariteti i veprave të tij filloi të bjerë. Interesi për veprat e tij letrare u ripërtëri edhe një herë kur në vitin 1967, përshtatja televizive e “The Forsyte Saga” nga BBC u bë shumë e suksesshme.
Albert Vataj