Shkëlqimi i ngrohtë dhe lëmimi i sipërfaqes së tyre është si një prekje delikate. Në mitologjinë greke perlat besohej se ishin lot gëzimi të perëndeshës Afërdita.
Këto sfera të shndritshme konsideroheshin si simbol fuqie, prestigji, të statusit social dhe pasurisë. Më shumë se 2000 vjet më parë në Romën antike, perlat ishin gjëja më e çmuar që mund të blihej.
Jul Çezari, perandori i njohur dhe adhurues i perlave, në shek. I para erës sonë aprovoi një ligj që i ndalonte njerëzit e shtresave të ulëta ekonomike t’i mbanin ato.
Vlerësimi historik i perlave është dokumentuar edhe nga ana fetare.
Në Testamentin e Ri (Mateu 13, 45-46), Jezusi e krahason Mbretërinë e Qiejve me një perlë të shkëlqyer, ndërsa në Kuran (35.33) shkruhet se “Xheneti është i pasur me kopshte të begata dhe atyre që do të hyjnë do t’u vihen byzylykë me ar dhe perla”.
Pavarësisht se nga erdhën perlat, gjatë historisë, ato shpesh ishin po aq të vlefshme nëse jo më shumë se ari dhe diamantet.
Termi “perlë” është bërë i zakonshëm vetëm në fillim të shekullit XVIII. Grekët dhe romakët e kanë quajtur këtë gur të çmuar margarita, të tjerë e lidhin perlën me emrin marinë, duke patur parasysh origjinën e saj ujore. Ka të tjerë që emërtimin perlë e konsiderojnë të prejardhur nga fjala perse “murwari”, që do të thotë “bijë e dritës”, çka shpjegon edhe arsyen pse perlat kanë qenë simbol i pastërtisë dhe pafajësisë.
“Nëna e perlës është një substancë minerale (nakër) e sekretuar brenda guaskave të caktuara. Është një shtresë me shkëlqim që ose formohet si një rreshtim brenda guaskës ose si një shtresë e trashë që mbështjell një trup të vogël të huaj, të cilin krijesa në guaskë dëshiron ta heqë qafe,” shpjegon Dr. Amir Golani, ekspert i bizhuterive në. Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit. “Në këtë proces, sekretohet një substancë e quajtur perla, e cila vesh kokrrën dhe ngurtësohet deri në atë pikë sa të formohet perla e rrumbullakët, të cilën të gjithë e dimë. Në një moment, guaska nxjerr perlën, ndërsa pjesa e brendshme e guaskës mbetet e veshur me të njëjtën vello me shkëlqim, e cila quhet perla.
Perlat e krijuara nga ky proces natyror janë të rralla, dhe ato gjenden kryesisht në Lindjen e Largët. “Në natyrë, vetëm një nga 10,000 guaska prodhon një perlë, kështu që perlat ishin jashtëzakonisht të rralla dhe konsideroheshin objekte luksi.
Sot, perlat krijohen në mënyrë artificiale.
Në 1908-n filloi kultivimi i parë i perlave nga Kokichi Mikimoto, edhe pse një kultivim primitiv kishte filluar në Kinë në shekullin e V-të, ishte Mikimoto i njohur si “mbreti i perlave”, ai që arriti të nxjerrë nga kultivimi perla perfekte e të rrumbullakëta.
Ato janë jashtëzakonisht të dëshirueshme për shkak të ngjyrës së tyre të ndritshme dhe të ngrohtë.
Ngjyra karakteristike e tyre është e bardha, por ato mund t’i gjejmë edhe në ngjyrë kajsie, blu, gri, të zezë, të purpurt, të verdhë, ngjyrë kremi etj, në varësi të ambietit ku rriten.
Perlat u shfaqën për herë të parë në rajonin Kibdjes së mesme gjatë periudhës së Tempullit të Dytë, me hapjen e rrugëve më të gjera tregtare me Lindjen.
Perlat diferencohen sipas vendit nga ku nxirren. Këto janë varietetet kryesore: perla Akoya, perla të ujërave të ëmbla, perla të Detit të Jugut dhe perla tahitiane. Ndotja e habitatit të origjinës ka bërë që perla Akoya të kultivohet edhe në Kinë, Tahiti dhe Vietnam. Perlat e ujit të ëmbël vijnë kryesisht nga Kina dhe Japonia, ndërsa perlat e Detit të Jugut kultivohen në Australi, Indonezi dhe Filipine.
Guaska e nënës së perlës përdoreshin për qëllime dekorative, për të dekoruar bizhuteri, si varëse dhe vathë, për zbukurimin e kutive me vlerë, mobiljeve luksoze etj. “Në të kaluarën, e deri në ditët e sotme, është gjithashtu e zakonshme që të presim vetë guaskat dhe t’i përdorim ato si zbukurim,” thotë Dr. Golani.
Objektet e bëra nga perla ishin luks. Duke qenë se ato janë një burim i vlefshëm, përdorimi i guaskave të tilla tregon statusin ekonomik. Për këtë arsye, kur një gjetje e tillë zbulohet në një gërmim arkeologjik, priret t’i atribuohet një personi të pasur.
Përgatiti: Albert Vataj