Ato janë kaq të gjalla, kaq shprehëse, kaq vepruese në kërshërinë tonë të ëndjes dhe adhurimit. Ato janë jo vetëm të bukura dhe më një lloj rrezatimi të kulluar, por edhe të brishta, joshëse dhe elegante. Ato dolën nga peneli dhe shpirti i një gruaje të bukur, e një gruaje që mirësinë dhe begatinë e shpirtit e derdhi në ngjyra dhe dritëhije, në sytë që na shohin me të njëjtën ëndje dhe epsh, edhe sot si para tre qindvjeçarësh. Sjelljet e tyre plot finesë dhe klas, vështrimi dhe kontrolli në çdo detaj dhe në çdo shpengim, janë e gjithë ajo stolisje, me të cilën fisnikëria dhe bukuria dhe së bashku me ta, peneli i piktores, i përjetësuan. Ata ishin gratë që solli në jetë një piktore që zuri një vend nderi në qarqet artistike të kohës dhe mbeti atëditë e sot një penelat shumë origjinale e portretit.
Elisabeth Louise Vigée-Le Brun ishte një nga portretistët më të suksesshme të Francës së shekullit të 18-të. Ajo u bë e famshme kryesisht për paraqitjen e galancës së femrave, prej të cilave Mbretëresha Marie Antoinette është më e famshmja.
Ajo u lind në Paris dhe ishte e bija e portretistit të mirënjohur, Louis Vigée ( 1715-1767 ) dhe Jeanne Maissin, Vigée Le Brun. Ky privilegj i mundësoj asaj që mësimet e para në pikturë dhe sekretin e zotërimit të portreteve t’i merrte nga i ati. Arriti të fitojë hyrjen në Académie de Saint-Luc kur ishte vetëm 19 vjeçe, një arritje e jashtëzakonshme për një grua në atë kohë. Nga fundin e viteve 1770, reputacioni i Vigée Le Brun si një portretiste ishte dominues në qarqet e piktorëve dhe syrin e kritikës.
Në vitin 1778 ajo u thirr në Versajë për të pikturuar një portret të Mbretëreshës së re Marie Antoinette. Suksesi i jashtëzakonshëm i këtij portreti çoi në një numër komisionesh mbretërore dhe përkrahjen e vazhdueshme të Mbretëreshës dhe rrethit të saj. Në kujtimet e saj, Vigée Le Brun kujton një histori veçanërisht të paharrueshme me Mbretëreshën. Artistja u sëmur gjatë shtatëzanisë së saj të dytë dhe papritur ajo mungoi në takimin me Mbretëreshën. Pas mbërritjes së saj të nesërmen, ajo ishte aq e etur për të kërkuar falje duke derdhur kutitë e saj të furçave. Dhe pavarësisht protestave të saj, Marie Antoinette insistoi t’i zgjedh ato për të filluar nga puna.
Vigée Le Brun pikturonte autoportrete të shumta. Bukuria e saj është e dokumentuar mirë, jo vetëm përmes tablove të autoportreteve të saj, por edhe në portrete dhe përshkrime të dokumentuara prej saj. Gjatë krijimtarisë ajo realizoi një numër portretesh prekëse të vajzës së saj, Jeanne Julie Louise Le Brun, e cila lindi më 1780.
Gjatë Revolucionit, Vigée Le Brun u largua nga Franca dhe udhëtoi nëpër Evropë për shumë vite, duke kaluar kohë më të madhe në Itali, Vjenë, Rusi, Angli dhe Zvicër. U prit me ngrohtësi në shumicën e qarqeve aristokratike, dhe në traditën e oborrit artist, shpesh trajtohej si e barabarta shoqërore me fisnikërinë.
Ajo u kthye në Paris në vitin 1809 dhe kaloi pjesën e mbetur të jetës së saj në Francë.
Albert Vataj