Nikola Tesla ishte një inxhinier dhe fizikant i njohur për punën e tij novator në energjinë elektrike. Ai konsiderohet një gjeni, me patenta të shumta në emrin e tij, por ai kishte një anë të çuditshme që shumë njerëz e kishin të vështirë ta kuptonin.
Ndër veçoritë e gjeniut Tesla ishte dashuria e tij për pëllumbat. Kur jetonte në Nju Jork, ai kalonte orë të tëra çdo javë duke ushqyer pëllumbat në park dhe në mënyrë rutinore merrte në shtëpi çdo të plagosur, në mënyrë që t’i ushqente me qumësht. Ai shpesh i mbante dritaret hapur në suitën e hotelit, në të cilin jetonte, në mënyrë që pëllumbat të mund të vizitonin kur të dëshironin, duke rezultuar të rrethohej nga një rrëmujë të tmerrshme që bënin fluturakët e tij të adhuruar.
Një herë ai madje i kërkoi një shefi hoteli që të përgatiste një përzierje të veçantë farash për miqtë e tij me pendë. Të njohurit e Teslës e panë të çuditshëm pasionin e tij për pëllumbat, sepse shpikësi ishte një germofob i njohur, siç duhet Germofobia është një term që përdoret për të përshkruar frikën patologjike të mikrobeve, baktereve, ndotjes dhe infeksionit.
Tesla nuk u martua kurrë, por ai pranoi se ra në dashuri me një pëllumb të bardhë shumë të veçantë që e vizitonte rregullisht. Mësohet se ai ka thënë se: “Unë e doja atë pëllumb ashtu si një burrë do një grua, dhe ajo më donte mua. Për sa kohë që e kisha, jeta ime kishte një qëllim.” Mënyra e jetesës së Teslës si beqar ka të ngjarë të rrjedhë nga besimi i tij se intimiteti do të ndërhynte në kërkimin e tij shkencor. “Unë nuk mendoj se mund të përmendni shumë shpikje të mëdha që janë bërë nga burra të martuar,” vuri re një herë ai.
Në vitin 1922 Tesla raportoi se pëllumbi i bardhë i kishte fluturuar në dhomën e tij për t’i thënë se ajo po vdiste. Përpara se zogu të kalonte, tha ai, një dritë e bardhë shkëlqeu nga sytë e saj, më e ndritshme se çdo gjë që kishte krijuar ndonjëherë me makinerinë e tij elektrike. Tesla ishte zemërthyer nga vdekja e mekes me pendë dhe u tha miqve se në atë moment, ai ndjeu se puna e jetës së tij kishte përfunduar.
Pëllumbat ishin vetëm një nga idiosinkracitë e shumta të Teslës. Ai ishte i fiksuar pas numrit 3 dhe u përfshi në një sërë sjelljesh kompulsive rreth tij. Për shembull, ai zakonisht lante duart tri herë radhazi dhe ecte rreth një ndërtese tri herë para se të hynte. Tesla gjithashtu i urrente perlat dhe nuk pranoi të fliste me gratë që i mbanin ato. Arsyetimi pas këtyre sjelljeve mbetet një mister, megjithëse disa besojnë se ato janë shenja të çrregullimit obsesiv-kompulsiv.
Gjatë tre dekadave të fundit të jetës së tij, ka të ngjarë që asnjë në dhjetëra mijëra që e panë këtë zotëri që shoqërohej me pëllumbat duke i ushqyer ato, të mos e dinin se kush ishte. Fama e tij kishte vdekur dhe brezi që e njihte mirë kishte kaluar tashmë. Edhe kur gazetat, një herë në vit, shpërthenin në tituj për Teslën dhe parashikimet e tij të fundit në lidhje me mrekullitë shkencore që do të vinin, askush nuk e lidhi atë emër me njeriun tepër të gjatë, shumë të dobët, të veshur me rroba të një epoke të shkuar, i cili pothuajse çdo ditë ishte aty duke ushqyer miqtë e tij me pendë. Ai ishte vetëm një nga individët e çuditshëm nga të cilët duhen një numër i madh i llojeve të ndryshme për të krijuar një popullsi të plotë të një metropoli të madh.
Përgatiti: Albert Vataj
(Foto nga një skenë filmi që u realizua për gjeniun)