E ç’nuk gjen në botën e ideve dhe prakticitetit, në realitetin e gjerave që përbëjnë zgjidhje, duke sfiduar rregullat dhe manipuluar teknikat. Nga kjo pafundësi edhe risitë në ndërtimtari janë një pjesëz e pazullit që përbën panoramën e befasive.
Thjeshtë të thuash e mësova edhe këtë.
Në Angli hasen këto gardhe “të valëzuara” me tulla dhe pakkush ka shkuar deri te arsyeja që qëndron pas këtijm truku arkitekture. Dhe sado kurioze të duket dhe vramendja të të çoje te një spektakël apo risi, arsyeja kryesore është se kjo formë përdor më pak tulla sesa një mur i drejtë.
Kjo për shkak se një gardh i drejtë me trashësi vetëm një tullë nuk është mjaftueshëm i fortë për të qëndruar në këmbë dhe mund të rrëzohet lehtësisht, mjafton një shtytje e vendosur. Për këtë arsye, gardhet e drejta kanë gjithmonë një trashësi prej të paktën dy radhë tullash, shpesh edhe më shumë, dhe gjithashtu përforcohen me arkitrarë dhe breza betonarmeje.
Por një “tullë me një tullë” të valëzuar, muri rrethues rezulton se ka një qëndresë më rezistente, kjo për shkak të mbështetjes së harkut të siguruar nga forma e tij, e cila kombinon gardhin dhe mbështetësin. Sigurisht që forca e tullave të mbështetura në supin e njëra-tjetrës është më e hershme se çdo lakore dhe linjë strukture. Kujtojmë këtu kupolat e objekteve, urat, harqet, etj., etj.
Pra, sa interesante që ne i shohim gjërat si të çuditshme dhe kaq shumë të ndryshme. Mendimet fillestare janë një zgjidhje jopraktike dhe tepër dekorative. Por kur gërmojmë më thellë, duhet kohë për të kuptuar pak më shumë, një zgjidhje tjetër mund të jetë më praktike, më efikase, më pak e kushtueshme dhe më e bukur se qasja e zakonshme për zgjidhjen e problemeve.
Përgatiti: Albert Vataj