Kjo tablo është sinjifikim i një shkëlqimi dhe solemniteti i orientalizmit shqiptar në penelatën e një serbi të famshëm të pikturës realiste. Veshja solemne e këtij ushtari të trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane, ka një solemnitet shprehës dhe një pompozitet imponues. Piktori i realizmit e ka jetësuar në aktin krijues këtë moment, duke e shndërruar atë në një monument ku janë të shkrira në një harmoni perfekte të gjithë komponentët që përfshihen në këtë kompozim. Salltaneti dhe kapardisaj e këtij bashibozuku, e përcjellë me kaq besnikëri përmes penelit të një mjeshtri, është një tregues i asaj çfarë përfaqësonin këto rebel, stili i tyre i jetesës dhe madhështia e veshjes dhe armëve.
Siç dihet bashibozukët ishte ushtarë të parregullt të ushtrisë osmane. Kryesisht këtë kontingjent e përbënin rekrutët shqiptarët dhe çerkezë, por kishte edhe nga nacionalitete të tjera nga të gjithë grupet etnike të Perandorisë Osmane. Bashibozuk shqiptarë dalloheshin nga veshja e tyre karakteristike shqiptare, si në këtë pikturë të Paja Jovanoviç, por edhe nga temperamenti. Ata kishin një reputacion të frikshëm për trimëri dhe keqbërje, kjo edhe për arsyen si një grup i padisiplinuar, të njohur për plaçkitje dhe bastisje të civilëve si rezultat i mungesës së rregullimit dhe mosbindjes së autoriteteve dhe ligjeve të luftës.
Megjithëse ushtritë osmane gjithmonë përmbanin mercenarë si dhe ushtarë të rregullt, tendosja e sistemit feudal osman e shkaktuar kryesisht nga hapësira e gjerë e Perandorisë, kërkonte mbështetje më të madhe te ushtarët e parregullt. Bashibozuk ishin të armatosur dhe të mirëmbajtur nga qeveria, por nuk merrnin pagë dhe nuk vishnin uniforma ose shënja dalluese. Ata ishin të motivuar të luftonin kryesisht nga pritjet e plaçkitjes. Për shkak të mungesës së disiplinës, Bashibozuk ishin të paaftë për të ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake, por ishin të dobishëm për detyra të tjera të tilla si zbulimi dhe detyra e postit. Sidoqoftë, temperamenti i tyre i pasigurt nganjëherë bënte të nevojshme që trupat e rregullta osmane t’i çarmatosnin ata me forcë.
Paja Jovanoviç, (16 qershor 1859 – 30 nëntor 1957) udhëprijësi krijues i vëllezërve piktorë, Svetisllav dhe Milan Jovanoviç. Ai ishte një nga piktorët më të mirënjohur të Realizmit serb. Jovanoviç është ndoshta më i njohur për veprat e tij të hershme, duke përdorur trajtuar në tablotë e tija njerëz të thjeshtë gjatë aktivitetit rutinë në periudhën e dominimit orientale në të gjithë komponentësh, jetësor dhe shpirtëror. Shquhej gjithashtu për realizmin e tij të hollësishëm dhe dramatik të skenave mitike dhe të përditshme. Ai konsiderohet një nga piktorët më të mëdhenj të “orientalizmit” të Serbisë. Realizoi më shumë se 1100 vepra duke përfshirë, “Malazezi i plagosur” (1882), “Ujdisja e nuses” (1886), “Migrimi i serbëve” (1896), etj. Ai pikturoi gjithashtu shumë portrete të famshëm. Piktura e Jovanoviç mbanë një rekord si pikturat me çmim më të lartë nga një piktor serb.
Albert Vataj