Glasswing, e njohur ndryshe si flutura e qelqtë, për krahët e saj unikë transparentë, që i lejojnë asaj të maskohet. Kjo flutur shfrytëzon tejdukshmërinë e saj për t’u fshehur grabitqarëve, duke u kamufluar në sfond gjatë fluturimit. Kjo cilësi është një tipar i rrallë në mesin e Lepidopterave, pasi ata më shpesh përdorin mimikën për të larguar grabitqarët.
Flutura gjendet kryesisht në rajonet qendrore dhe veriore të Amerikës së Jugut me shtirje, në veri të Teksasi dhe deri në jug të Kilit. Kjo flutur shumohet në kushtet tropikale të pyjeve të shiut, në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Ndërsa krahët e saj duken delikatë, flutura është në gjendje që me ato krahë të mbajë deri në 40 herë peshën e saj. Përveç fiziologjisë unike të krahëve transparent, flutura është e njohur për sjellje të tilla, si migrimet e gjata dhe përfshirje në grupe mbarështimi. Cilesi tjetër me të cilën natyra e ka armatosur këtë krijesë delikate është se ajo shfaq shenja për të paralajmëruar grabitqarët për toksicitetin e saj. Vemja dhe flutura hanë bimë që i japin asaj një shije të keqe. Studimet eksperimentale kanë treguar se kur larvat përdorin bimë të tjera pritëse, ata shpesh vdesin në fazën e parë të lindjes ose zhvillohen më ngadalë. Vemjet ushqehen me këto bimë toksike dhe janë të tilla për grabitqarët përmes kimikateve dytësore të ruajtura në indet e tyre. Për shembull, ekstraktet kimike të vemjeve janë të papëlqyeshme për milingonat
Albert Vataj