Fotografia e vjetër ka marrë kohët e fundit një trajtim përkujdesi të veçantë, duke e risjellë atë jo vetë me ngjyra, por edhe me një interes në rritje. Përmes fotove të një shekulli më parë, ndoshta më shumë, na jepet mundësia ta përfshihemi emocionalisht. Ato janë një panoramë e historisë dhe pasurisë sonë shpirtërore, janë faqe në të shkuarën tonë, e cila përmes këtyre imazheve na dëshmon se nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë si identitet europian. Njëherash këto foto janë një homazh për ata që na shpërblyen, duke na lënë këtë thesar, për ata të cilët zgjodhën të jenë të përgjithonshëm këtu me ne. Duke ardhur me ngjyra, këto fotografi na ndihmojmë të kemi një panoramë sa më të plotë, të etnografisë, si një nga përkatësitë tona më të veçanta identitare.
Albert Vataj