Tregimet e saj nuk jane histori ne kuptimin modern te fjales, megjithate Bibla perben nje nga burimet e references per historianet dhe shkencetaret, sepse shume prej rrefimeve te saj, edhe pse te shpjeguara gjithnje si vullnet e Fuqise Supreme, kane sfond historik te mirefillte.
E tille eshte edhe e shumenjohura histori biblike e shkaterrimit nga themelet te Sodomes e Gomorres.
Eshte nje nga katastrofat me te vjetra te njohura e te treguara nga Dhiata e Vjeter, Bibla hebraike.
Sipas ketij rrefimi, Perendia kuptoi se dy qytetet po jetonin ne mekat (homoseksualitet), prandaj vendosi t’i fshinte nga faqja e dheut, duke shpetuar vetem Lotin (nipin e Abrahamit) me te shoqen e dy vjazat.
“E keshtu Perendia beri te bjere nga qielli nje shi djeges prej squfuri mbi Sodomë e Gomorrë.
Ndaj te dy qytetet dhe e gjithe fusha perreth u varrosen fund e krye, bashke me mekatarët e atyshem. As bimesia e toka nuk paten shpetim”.
Vitet e fundit, shkencetaret dhe historianet jane vene ne kerkim te provave historike te rrefimit biblik dhe kane zbuluar se jo vetem qe Sodoma e Gomorra kane ekzistuar realisht, por edhe se ata jane shkaterruar rreth vitit 2380 (sipas nje studimi tjeter ne 1650) para Krishtit, ne fillim te Epokes se Bronzit.
Mbeshtetur ne provat arkeologjike, si vendodhje e qyteteve eshte percaktuar nje vend ne Juglindje te Detit te Vdekur, i quajtur Tall el-Hammam.
Gjetja e disa skeleteve dhe zbulimi i te çarave te thella ne shkembinjte e zones, te çojne te dy shkaqe te mundshme:
1. Nje termet i fuqishem i kohes, te pakten 6 balle i shkalles Rihter.
Kerkime te posaçme kane ngritur hipotezen se mund te kete ndodhur i ashtuquajturi “lengezim”, ose kur termeti e detyron ujin te rrjedhe midis palosjeve te tokes, duke sjelle kthimin e saj ne nje mase te qullët e te paqendrueshme.
Pikerisht ky proces ka sjelle rreshqitje aq te fuqishme, sa kane groposur çfare kane gjetur para.
Si shpjegohet “shiu prej squfuri”?
Shpjegimi mund te kete lidhje me pranine e depozitave te bitumit sulfuror ne Detin e Zi.
Termeti mund ta kete ngritur ne ajer squfurin, qe do te kete rene mbi shtepite e banoreve, duke u ndezur ne kontakt me zjarrin.
2. Nje shperthim ajror kozmik, pasoje e nje perplasjeje me fuqi 1000 here me te madhe se ajo e Hiroshimes.
Perplasja e forte e rrafshoi qytetin, ngriti ne ajer kockat e njerezve dhe nje stuhi kripe, si dhe krijoi nje temperature zhuritese prej 2 mije gradesh.
Ende nuk eshte shpjeguar gjithçka, as nuk dihet perfundimisht nese kjo katastrofe lidhet saktesisht me Sodomen e Gomorren, por katastrofa vete sherbeu si substrat mbi te cilin lindi nje tradite e pasur gojore, qe sherbeu si frymezim per tregimet e shkruara ne “Gjenezën” e Bibles.
Selim Kurti