Monica Bellucci, pavarësisht viteve që kanë rendur me galop, ajo është ende aty ku trilli i natyrës ka shprehur virtuozitetin e vet të pakonkurrueshëm.
Ajo nuk është më e bukura prej të gjithë grave, por ajo mbetet më joshësja, më ngasësja prej të gjithave. Diçka prej hiri mistik rrezaton prej saj, syve, buzëve, trupit. Ajo dukshëm ka diçka brenda vetes kaq të sofistikuar dhe kaq joshëse. Nuk janë vetëm fotografët, kamerat dhe truket e imzhit ato që e ndezin me kaq epsh dhe ngasje femrën tek ajo. Natyra shpesh ka arsye të na befasojë, dhe me Monica Bellucci, ajo ka treguar se sa e përzemërt dhe bujare është, se sa e pakursyer dhe sa shpërblyese tregohet ajo.
Ajo nuk e pretendon të mbajë në duar pishtarin prej zjarri që kërcënon botën e meshkujve, por sharmi, finesa, eleganca dhe ajo cohë e hollë hiri që rrezatonte në të perëndishmen e saj prej miti të bukurisë ende shkëlqen, ndoshta jo me të njëjtin intensitet, por me të njëjtat valë të nxehta trazimtare.
Ajo ishte dhe mbetet një ikon e bukurisë, atij hiri që mbetet ngulitur në kohje si një gdhëndje në mermerin e adhurimit.
Albert Vataj