Kohë të shkuara larg, një besimtar shkon të rrëfehet te prifti, të ofrojë pendesë dhe t’i pranohet për vrasjen e 99 personave.
Prifti, si pak herë u zu ngusht, pasi asnjë nga kanunet kishtare dhe kodet fisnore, që ai përfaqësonte me autoritetin e njeriut të Zotit nuk kishin një gjykim për një rast të tillë, apo të sillnin një zgjidhje shpagimi për një të këtillë pendestar. Pas një pauze të gjatë ai u përpoq të ofronte një zgjidhje.
– Ke dikund tokë në anë të rrugës? Pyet prifti pendestarin.
– Kam tha, ai, ndersa po përpiqej të kuptonte, se çfarë kishte lidhje toka në anë të rrugës, me shpagimin e 99 vrasjeve.
Pas pak prifti i tha: Token në anë të rrugës, do ta mbjellësh me shalqi dhe ditën që të piqet, do t’u ofrosh kalimtarëve të hanë falas.
Toka u mboll, shalqini u poq dhe pendestari shkon te ara dhe nis të vjelë prodhimin. Shumë kalimtarëve që ne atë vapë gushti dhe mund rruge, fryti i freskët i dha gajret dhe u shpërblye me falënderime. Mes tyre që kaluan asaj rruge ishte edhe një burrë që po shkonte kaluar mbi një kalë.
– “Puna e mbarë e me bereqet” i tha ai pendestarit!
– “E mbara ta prift rrugën e hajde bukjum!” i’a preti ai.
– “Jo s’po du, se jam me ngut” i tha kalimtari kaluar mbi kalë.
– “Nalu bre burrë i dheut e freskou pak, se po sos boll atje ku je nis me shku”, nguli këmbë pendestari.
– “Jo qe besa”, tu rritt nera se s’po du, se po jam me ngut”.
Jo du e jo s’du, biseda ngulmon e nxehet, e pendestari nxjerr alltinë, e dekun n’tokë e len kalimtarin.
I alarmuar dhe i zhgënjyer, përngut pendëstari shkon në kishë e takon priftin.
– “At, Zoti m’falt po e vrava edhe të 100-tin”.
– Si ndodhi i tha prifti? dhe pendestari ia tregon fije per pe, se si e qysh kishet ba vaki.
– Me këtë i ke la të gjitha gjithë haqet e mkatet që ke në izëm të Zotit, sepse kalimtari që ka refuzu me hangër bostanin tand të pendesës, ka ken nis me prish nji fejesë.
Albert Vataj