Kohë të mbetura pas, shumë larg, por gjërat nuk ndryshojnë edhe në të sotmen tonë.
Një riosh, po i mburrej të atit për miqtë e shumtë që kishte. Babai për të mos e injoruar preferonte të heshtte, por vendosi t’i japë një mësim të mirë të birit.
Biri im, ti kot mburresh për shokët e shumte që ke, sepse jeta dhe përvoja më ka mësuar se është e vështirë të kesh miq për kokë. Unë deri në këto vite të shkuara kam mundur të kem vetëm një mik të plotë dhe në gjysmë miku.
Djali e përqesh të atin, duke vënë në dyshim zotësinë e tij për të patur shumë miq, por babai si gjithnjë i duruar dhe tolerant për djalin e tij të rrëmbyer dhe pa takt.
Mirë thotë i ati, do të vëmë në provë miqtë e tu, pastaj atë një e gjysmën që kam unë. Dhe… kjo të jetë një mësim për ty mendjemadh dhe kakareç.
Nesër do të dalim bashkë në pazarë tha, dhe shtu bënë. Djali as që po merrte vesh se çfarë kishte kurdisur i ati. Megjithatë ai e shoqëroi të nesërmen të atin, i cili bleu një dash, të mirë si për gosti miqsh të zgjedhur.
– Ç’është kjo i thotë i biri të atit?
– Është karremi i provës së miqve.
– Do ta pjekim dashin e do të shtrojmë një tryezë për miqtë që do fitojnë. Dhe ashtu bënë.
Pasi shtruar gostinë, i ati i tha të birit: – I pari e ke radhën ti. Do shkosh tek miqtë e tu, e do t’u thuash se ke vrarë një njeri në rrethana vetëmbrojtëse, dhe më duhet ta zhduk.
Djali shkon dhe kërkon te të gjithë miqtë e tij ndihmë, ta zhduknin njeriun e pretenduar se ai kishte vrarë. Tek të gjithë ai gjeti vetëm justifikime dhe pretekste të ndryshme, për të mos u përfshirë në një gjë të tillë, që nesër pasnesër mund të kishte edhe pasoja. Përfundimisht djali kthehet në shtëpi me bisht ndër shalë.
Mirë tha i ati, mos u mërzit, se i ri je, do të kesh mundësi të bësh ndonjë mik që t’ia vlejë edhe për punë me rrezik, jo vetëm për të bredhur, për të ngrënë, pirë dhe dëfryer.
Tani do të shkosh te miqtë e mi, fillimisht shko te gjysma e mikut. pastaj shko te miku i plote, dhe u thuaj se më ka dërguar babai, ka vrarë një njeri dhe kërkon ta ndihmoni për ta zhdukur.
Shkon djali te gjysmëmiku, i thotë kështu e ashtu, siç e kishte këshilluar i ati, ndërkohë që ai bëhej gati shkote duke turfulluar, sharë e nëmur, nëpër shtëpi, po pse e vrau e qysh e vrau, ku e vrau e si vrau. – – – – Punë me bela kjo o bir i thotë ai djalit te mikut, ndërkohë që dalin nga shtëpia, djali i thotë gjysmëmikut, shko te shpija se të pret babai, se unë po shkoj se kam për të kryer edhe një porosi tjetër të babait.
Kur djali vjen tek shtëpia e mikut të plotë, nis duke i shpjegur arsyen se pse kishte ardhur.
– Shyt, shyt, thotë ai, se mos dëgjon gjë gruaja e mos marrin vesh fëmijët. Nis përnjëherë duke u veshur e mbathur, ndërsa nxitonte të vinte. Kur mbërritën në shtëpia, babai me gjysmëmikun po prisnin. Miku i plote me të ardhur i thotë, hajeni burra t’i përvishemi punës, e ta zhdukim kufomen, se nuk pret koha. Ku është ai?
– I ati i djalit i drejton miqtë në sallonin ku kishte shtruar tryezën me dashin e pjekur, pijë dhe meze, të cilat i kishte mbuluar me një çarçaf të dukej se poshtë saj kishte një njeri të vdekur.
Me t’u rrethuar burrat të gjithë, babai heq mbulesën dhe u thotë miqe.
– Hajde mirë se keni ardhë!
– Këtë tavolinë e këtë “viktimë” e bëra për të bindur djalin, se ka miq për t’u mburrur por jo miqë për tu krenuar.
Albert Vataj